• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje rreth krizës së Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar detaje rreth raportit të Megan Fox dhe Machine Gun Kelly. Sipas një burimi, edhe pse çifti pati një fundjavë të vështirë në Super Bowl, ata po punojnë për t’i përmirësuar gjërat.

“Megan dhe MGK kanë pasur ulje-ngritje gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, por në fund të fundit, ata kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe një lidhje të thellë”, tha burimi për ET. “Ata kanë ndjenja shumë të forta për njëri-tjetrin, kështu që emocionet e tyre shpesh shfaqen në mënyra intensive.”Burimi shton, “Ata po punojnë së bashku me qëllimin që të përpiqen të rregullojnë gjërat dhe të ecin përpara.”

Aktorja dhe reperi  u fejuan në vitin 2022. Të martën, dyshja dëshmuan se po punonin për të ndryshuar marrëdhënien e tyre kur u panë në foto nga Daily Mail duke dalë nga një zyrë këshillimi martese, pasi thuhet se kishin kaluar dy orë e gjysmë brenda. Gjatë fundjavës, Fox bëri që fansat të spekulonin se ishte fundi i marrëdhënies së tyre kur ajo hyri në Instagram dhe ndau foto me një mesazh të fshehtë dhe fshiu të gjitha fotot e saj me reperin. Menjëherë pas kësaj,çaktivizoi llogarinë e saj./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *