• |
ide | kryesore

Dy rreziqe të revolucionit opozitar

-Instant, 1, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Me fillimin e revolucionit opozitar është e rëndësishme të identifikohen dy rreziqe që i kanosen sikurse çdo revolucioni tjetër që ka ndodhur më parë në Shqipëri dhe përtej. Së pari, revolucioni i opozitës, sikurse shumica e revolucioneve, mund ta mbyll në vend që ta hapë opozitën sepse preferon rreshtimin ushtarak dhe jo diskutmin dhe debatin e hapur. Së dyti, revolucioni favorizon denoncimin e dhunshëm përballë kritikës racionale nga ku buron aternativa qeverisëse. 

Mentaliteti revolucionar që ka shpallur opozita me në krye berishizmin bazohet tek rreshtimi pas liderit revolucionar në funksion të qëllimit suprem që është rrëzimi i të keqes madhore Edvin Kristaq Rama. Sipas kësaj llogjike, sa revolucionare aq edhe ushtarake, skena politike ndahet në dy kampe politike armiqësore, revolucionarët dhe reaksionarët.  Të parët janë të gjitha ata që rreshtohen pas liderit revolucionar për të rrëzuar regjimin aktual, të dytët janë të gjitha ata që devijojnë nga narrativa revolucionare.

Këta të fundit në rastin më të keq janë vegla që bëjnë avokatinë e regjimit Rama dhe në rastin më të mirë i shërbejnë këtij regjimi pa vetëdije me spekulimet e tyre pseudo-intelektuale. Me fjalë të tjera, edhe ata që e kritikojnë Ramën, por jo nga perspektiva e liderit apo narrativës revolucionare janë në fakt kripto-ramistë që i shërbëjnë regjimit, edhe kur e kritikojnë atë. Kritika ndaj regjimit Rama është e vlefëshme vetëm brenda narrativës revolucionare që çertifikohet nga udhëheqësi i revolucionit dhe zgjatimet e tij.

LEXO ME TEJ:

Protesta/ Simbolika e marshimit me 4 etapa të Berishës 

Nëse kjo narrativë thotë se skandali i McGonigal është më i madhi në historinë shqiptare ndaj Rama duhet të dorëhiqet, kjo bëhet e vetmja narrativë e pranueshme e kritikës ndaj qeverisjes Rama. Nëse dikush mendon se opozita duhet të përqendrohet në skandale më të rëndësishme se McGonigal, si Skandali i Inceneratorëve apo projekti i Dubaizimit të Durrësit që prekin shumë më tepër jetën e qytetarëve, atëherë ky mendim perceptohet si diversión anti-revolucionar që i shërben regjimit Rama.

Në këto kushte opozitarizmi vështirësisht mund të krijojë një front të gjerë për të kritikuar keq-qeverisjen aktuale. Ai rrudhet tek denoncimi i dhunshëm sa verbal aq edhe fizik i Edi Ramës që e shikon çdo mendim ndryshe si rrezik ndaj unitetit revolucionar. Madje edhe kur mendimi ndryshe kërkon të ndërtojë një kritikë alternative të qeverisjes aktuale. Është një shtrëngim rradhësh sa fizik aq edhe mendor që jo vetëm e rrudh opozitartizmin por e mbyt mendimin kritik tek denoncimi vulgar.

Dhe ky është rreziku i dytë që po shfaq revolucioni opozitar. Revolucioni promovon një opozitarizëm denoncues ku vlerësohen ato figura që më shumë e shajnë dhe degjenerojnë kryeministrin Rama, si në sallën e parlamentit edhe në studiot mediatike. Ndaj gara në gjirin e opozitës është se kush do ta shajë Ramën më fort dhe më rëndë.  Dikush i thotë zagar, një tjetër e quan kriminel, legen, pederast dhe mafioz, dikush i thotë tradhtar dhe pervers. Është një urrejtje sa e prekshme aq edhe e frikëshme sepse përqendrohet tek individi dhe jo tek modeli qeverisës.

Problemi është se denoncimi i Ramës nuk përbën kritikë të modelit aktual qeverisës dhe për pasojë nuk mund të prodhojë alternativë qeverisëse. Premtimi se do heqim qafe Ramën nuk garanton aspak eleminimin e modelit qeverisës aktual. Sidomos kur ky premtim vjen nga personazhe si Berisha apo Meta qeverisjen e të cilëve shqiptarët e njohin mjaft mirë.

Opozita me të drejtë ka denoncuar përfitimin e bizneseve pranë qeverisë Rama nëpërmjet ligjit të investitorëve strategjik. Ama problemi me këtë ligj dhe me strategjinë e turizmit elitar të qeverisjes Rama nuk është thjesht korrupsioni. Këto ligje janë problematike edhe nëse zbatohen me zero korrupsion. Prandaj denoncimi i tyre nuk është i mjaftueshëm.

Strategjia e turizmit elitar favorizon investitorët e mëdhenj dhe të pasur përballë komuniteteve lokale, edhe nëse bëhet pa pikën e korrupsionit. Është një strategji që fitimin nga turizmin e përqendron tek aktorët e fuqishëm ekonomik ndërkohë që komunitetet në zonat turistike i redukton në të punësuar tek bizneset e oligarkëve në vend që ti transformojë në pronarë të turizmit lokal.

Investigimi/ Si po zhvaten pronat e forcave detare nga klientët e qeverisë 

Në vend që plazhin ti’a japë në menaxhim komuniteteve lokale që jetonë aty prej shekujsh strategjia e shtetit tonë është ti dhurojë zonat më të bukura të bregdetit aytre që janë më të pasur. Është një llogjikë perverse që thotë se nëse ti ke 10 milion euro unë të jap 10 mijë metra bregdet, por nëse nuk ke para duhet të pagush tek milioneri që është pronar i bregdetit.

Një kritikë racionale e strategjisë së turizmit elitar që e ka shumë përzemër qeveria Rama, me portet e jahteve dhe hotelet luksoze që nuk paguajnë taksa, nënkupton një politikë alternative që është turizmi komunitar. Në këtë të fundit vizioni për turizmin vendor nuk bazohet tek investimet që vijnë nga oligarkët por tek fuqizmi i komuniteteve turistike në mënyrë që ato të përfitojnë nga perlat e rivierës sonë.

E thënë më shkoqur. Në vend që shteti tu dhurojë bregdet investitorëve strategjik ai krijon me legjislacion komunitete lokale strategjike, fshatra që menaxhojnë pasuritë natyrore, dhe që transformohen në destionacione turistike.  Këto fundit jo vetëm e çojnë fitimin tek komuniteti, por janë edhe më terheqëse se rezortet turistike luksoze por të mbyllura si kampe përqëndrimi.

Në të njëtën mënyrë opozita ka kohë që denoncon korrupsionin e kullave ku lahen paratë e drogës apo ngrihen kate shtesë pa leje. Ama problem i kullave në qendër të Tiranës nuk është thjesht pastrimi i parave, dhe aq më pak është një problem estetik. Shumë nga këto janë mjaft të bukura, por është një bukuri që vret si xhepin edhe nivelin e jetesës së qytetarëve. Kullat jo vetëm janë një mollë e ndaluar për qytetarët e thjeshtë, por çmimet e tyre stratosferike në qendër (sepse shërbejnë për investim më shumë sesa për banim) rrisin artificialisht çmimin e metrit katror edhe në zonat e tjera të qytetit. Rritja e çmimit në qendër ndikon tek rritja e çmimit si në unazën e vogël edhe në atë të madhe.

The Guardian: Kullat si monumente nacionalisto-korruptive të Tiranës 

Pasoja është që pronarët aktual dhe brezi i vjetër që ka apartamente përfiton nga rritja e cmimit. Ndërkohë brezi i ri dhe çiftet e reja e kanë të pamundur të blejnë apartament në Tiranë edhe nëse janë të punësuar me rroga shumë të mira. Në këto kushte nuk është çudi që të rinjtë po marrin dhenë, edhe kur janë të mirë-punësuar.

Për të njëtën arësye Dubaizimi i Durrësit është një projekt problematik, jo thjesht për potencialin korruptiv, por për efektet sociale që mund të prodhojë. Dubai nuk është një model zhvillimi që duhet të ndjekim për dy arësye. Së pari, sepse është një nga qendrat globale të pastrimit të parave të pista. Së dyti, sepsë është një qytet që është ndërtuar për një pakicë të pasur në kurriz të një shumice të varfër emigrantësh (pakistanezë, indian dhe nga banglandeshi). Vetëm 10% e popullatës së Dubait është arabe.

Ndaj problemi me projektin e Dubaizimit të Durrësit nuk është thjesht korrupsioni por efektet e tij sociale. Kryeministri Rama na thotë se nga projekti do përfitojnë të gjithë qytetarët. Ama shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptar marinën e Durrësit do ta shohin nga larg, sepse nuk kanë mundësi të blejnë apartamente aty me 3000 apo 4000 euro metri katror. Shumë pak prej tyre do mund të pinë kafe tek marina ku çmimet me siguri do shumëfishohen. Edhe më pak do jenë durrsakët apo shqiptarët që do parkojnë jahtet e tyre tek marina e Ramës. Pra nuk është aspak e qartë se cilët qytetarë ka në mendje kryeministri.

E thënë ndryshe nëse Durrësi kthehet në Dubai, si do garantojë qeveria shqiptare që marina e Durrësit mos të shërbejë për pastrimin e pareve të pista, siç ndodh aktualisht në Dubai ku mafia, politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar pastrojnë paratë duke investuar në pasuritë e patundëshme? Nëse Durrësi kthehet në Dubai çfarë masash do marrë qeveria që qytetarët durrësak dhe shqipëtar të mos transformohen në emigrantët pakistanezë, indianë dhe bangladeshian që i shërbejnë për bukën e gojës milionerëve arab dhe pasanikëve botëror që pastrojnë paratë me godinat luksoze, sic ndodh aktualisht në Dubai? Si do garantohet që projekte të tilla nuk do të privatizojnë shëtitoren publike buzë detit, siç ka ndodhur me rërën dhe detin e plazheve? 

Efekti që ka prodhuar projekti i realizuar në Beograd nga e njëjta kompani ka qenë rritja stratosferike e çimimeve në zonën ku është bërë ndërtimi. Ndryshimi është se në Beograd qeveria i dha Alabarit një zonë urbane të rrënuar dhe periferike, ku dominonte krimi, prostitucioni dhe pisllëku. Ndaj në Beograd projekti dhe dhënia e truallit u justifikua si renovim urban. Ndërkohë në Shqipëri qeveria po dhuron nja nga zonat më strategjike, qendrore dhe të vyera të Durrësit dhe Shqipërisë.

Pikat e errëta të planit për pallate dhe marinën e Durrësit 

Ndaj denoncimi i korrupsionit apo larjes së parave të pista në ndërtim është vetëm hapi i parë, dhe më i thjeshti. Thelbi i kritikës racionale është ti tregosh qytetarëve efektet perverse që kullat apo projekti si Durrësi kanë në jetën e tyre. Pa përmendur pikëpyetjet  frikëshme që ngre projekti mbi fatin e portit aktual të Durrësit dhe transferimin e tij në Porto Romano.

Detyra e opozitës nuk është thjesht të denoncojë por të edukojë dhe informojë qytetarët me qetësi mbi pasojat e modelit aktual qeverisës që nuk burojnë thjesht nga karakteri i Edi Ramës. Aq më tepër kur si pasojë e progandës së realizmit kapitalist qeveria ka prodhuar një pritshmëri të lartë tek qytetarët  durrësak e shqiptar që mezi presin transformimin e Durrësit në Dubai.

Akoma më e rëndësishme është ti tregosh qytetarëve alternativën qeverisëse apo politikat që do ndërmerren në mënyrë që zhvillimi të mos jetë vetëm për milionerët por për të gjithë qytetarët. Është e kotë të mohosh me nihilizëm zhvillimin e dukshëm që ka ndodhur në Tiranë dhe Shqipëri. Ama është e rëndësishme të tregosh që nga ky zhvillim përfitojnë kryesisht të pasurit dhe jo qytetarët e thjeshtë dhe aq më pak brezat e rinj. Për këta të fundit Tirana dhe Shqipëria po bëhen gjithnjë e më të pabanueshme.

Ndaj përpara zhvillimit varëfërues që ofron qeveria aktuale, cili është modeli i zhvillimit gjithpërfshirës që ofron opozita?  Çfarë politkash ofron opozita që çmimet e apartamenteve bosh mos të rriten artificialisht nga pastrimi i parave? Si do munden çiftet e reja dhe brezi i ri të jetojnë edhe në qendër dhe jo thjesht në periferi të Tiranës apo Durrësit?

Fatkeqësisht urgjenca e denoncimit revolucionar i ka bërë të parëndësishme pyetjet e mësipërme edhe pse prekin përditshmërinë e qytetarëve. Nën llogjikën e denoncimit kritika racionale e qeverisjes aktuale, nga ku buron edhe alternativa, kthehet në një luks të tepërt teorik.

Përpjekja ime për të formuluar një kritikë të zhvillimit varfërues që ka prodhuar qeverisja Rama u prit me skepticizëm nga revolucionarët opozitarë në një emision televiz. Disa nga opozitarët në fjalë pretendonin se argumente të tilla janë devijime nga çështjet urgjente të opozitës.  Të tjerë kritikën e modelit aktual qeverisës e konsideronin një teori kot, sepse populli do vetëm denoncimin e Ramës pasi nuk i kupton programet qeverisëse.

Dhe ky është ndoshta rreziku i tretë i revulucionit opozitar që sapo ka shpërthyer. Ideja se fajin për përjetësimin në pushtet të Ramës e ka populli shqiptar dhe jo opozita aktuale. Në fund të fundit, sikurse e tregojnë sondazhet, votat dhe protesta e vakët opozitare, populli shqiptar duket se është i paaftë për të kuptuar alternativën qeverisëse Berisha-Meta.   

*Shkruar enkas per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu



27 Comments

    1. Ky duhet të jetë opozitarizmi. Alternativa që po presin Shqiptarët është e artikuluar te ky artikull saktë dhe thjeshtë. Ky është opozitarizmi i vërtetë që më së shumti po pengohet nga Sali Berisha dhe zgjatimet e tij. Edi Rama nuk e ndalon dot këtë, vetëm opozita vetë mundet ta ndalojë. Ky është efekti i drejtimit të Sali Berishës dhe arsyeja që shumë e kanë kuptuar përveç Bushatit me shokë.

  1. Ke te drejte mer kajsi po puna eshte se ka vite qe pd eshte kthyer ne parti te provinces. Sputh as ne qytete as ne rini as te femrat. Eshte dumbabiste ne identitet ndaj dhe sillet si haxhiqamiliste, yp kap bum futja bjeri. Aq e kane

  2. Artikulli idiot komplet, nese ke ankesa per durresin beji vete publike mor mut por mos mbyll skandalet me gjera kot qe duan vite hetim

  3. Rri e rri ky pjeshka e ben noj kanalize te gjate e te gjate qe nuk mbaron, dhe dihet qe shkrime te’ tilla nuk kane permbajtje por hilera halerash si ky, dhe ne tregon rreziqet e revolucionit qe behet, por mund te shkoje edhe me keq!! Mos u bej gjoja merak se me keq se kaq nuk shkon! Me pas kthehet lufte vllavresese, o pjeshke,pseudo teoria e hajduteve!

  4. Cecene e shpellkare ju ngrefet me keto shkrime,mbas leximit te gjithe bashke ne orgji e masturbim total,cfare ju ka bere spiuni salih metaj dhe media e rublave me shkrime te njejta prej 10 ditesh,trute ja u kane mbushur me mut salihu e karmina,cecenet e shpellkaret e salihut nuk i kuptojne keto shkrime

    1. Ti i ores 17:05 shpellkaret i ke dashnoret e nones,motres,gruas,goces dhe gjithe seksit femer te fisit. Sigurisht ti se ke problem.Ti do hajdar per vete

  5. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Shumë budalla është ky, ose shumë i blerë, si mcgonigal, ose çdo mut që përpiqet të shuajë opozitarizmin ndaj rregjimit më të lig pas atij zë enver halesë

  6. Uaaa akoma shkruani?? Po per eDramen ke gje per te thene? Me intereson qevegrisja e eDrames, jo opozita… komplet pa bosht

  7. Kajsiu e fut vehten tek intelektualet,nuk kam ndonje kundershtim se si e vlereson ai vehtveten,vetem nje pyetje te thjeshte kam per te: A jane intelektualet qe duhet ti paraprijne mases me idete e tyre,te kritikojne qeverisjen( kushdo qofte ) se sado mire qe te punoje,apo duhet te jene pasive e ne vend ti bjene gomarit i bjene samarit(opozites)? Nese e pranojme qe qeverisja e mandatit te dyte e Pd ne 2008-2013 ishte e korruptuar e duhej te behej “ aleanca e qelbesirave “ per ta rrezuar,cfare mund te themi per kete te sotmen? Une do thoshja jo aleanca e qelbesiravet te vendit por si ajo parulla komuniste Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni,nje aleance e te gjithe shqipetarevet ne rajon e ne bote per te shporur banden e Alibabait me 40 hajdute,e jo tu themi shqiptarevet qe te durojne e ca se nuk e kemi opoziten perfekte.Kajsiu,Vangjelet e te tjere ( jo Ngjelat,Spahinjte,Frok cupet etj.. qe hyne tek ata qe jane vetem per argetim,qe nuk merenda seriozisht) jane reaksionaret ne ndarjen qe e ben vete Kajsiu.Ku ke qene keto 10 vite i nderuar qe i analizon bukur problemet qe ne vend se te pakesoheshin jane dhjetfishuar? Nese nuk te ben pershtypje perjashtimi i deputeteve ne mase nga parlamenti ,shkelja me te dy kembet e ligjeve dhe kushtetutes e na ligjeron se eshte faji i Berishes qe kemi kete qeverisje atehere vetem intelectual nuk je. Me e pakta je nje llafollog qe mund te flasesh me ore e mos te thuash asgje ose ne rastin e keq e ben kete per qellim personal perfitimi ,gje qe intelektualet nuk duhet ta bejne.Po populli yne eshte mpire nuk ndjen ( arsyet duhen diskutuar) por nuk eshte dicka per tu mburrur kur dalin e protestojne per Luizet e big brotherit e nuk dalin te protestojne kur femijet e tyre studente dolen ne rruge per te drejtat e tyre.Kete duhet te bejne intelectualet , te perpiqen ti ndricojne rrugen drejt te ardhmes masave,ti udheqin ato per te dale nga tuneli i heret qe politika e ka futur e jo te revitalizojne te keqen

    1. Bigbrodheri te argeton. Ca argetimi ka te dalesh ne proteste pas like koklopes e sal gjyshit, te dy te ezauruar e amortizuar me keq se nje rrot saurreli aman

      1. O zar Igli, ata te dy qe i permend me perçmim jane burra shteti te cileve energjia iu buron kunder eDrame karagjozit, zari i te cilit je. Propaganda dhe zarat si ju nuk pine me uje. Rrofte Liria, Vdekje Komunizmit

  8. Jo dy rreziqe por qindra rreziqe te revolucionit demokratik te mbledhura bashke jane me te vogla

    sesa rreziku i instalimit te monizmit rilindas, te ketij monizmi te korruptuar e korruptues, antihuman

    e antikometar.

    1. Bravo për komentin ora 06:10!
      Nuk duhen shumë rrjeshta për të përmbledhur budallekun e autorit.
      Thjesht dhe bukur.

  9. Ne shoqerine e sotme shqiptare nuk ka kushte per revolucion. Historikisht shqiptaret nuk kane bere revolucion, kane bere grushte shteti, ne 1920 ne Kongresi i Lushnjes dhe ne 1924 grushti i shetit i njohur si i fan Nolit, grushti i shtetit me rastin e vrasjes se Hazem hajdari dhe grushti i shetit i vitit 1997. Kane ushtruar dhune vrastare grupe te caktuara kunder grupeve te caktuara te shoqerise shqiptare. Sot jane ne te njejtat kushte. Kemi parti qe ushtrojne pushtet nga lider qe jane njesoj si prijesit fisnor te shekujve te kaluar. Keshtu qe sme ngjit fare parullat koti per revolucion e aq ma pak te behen analiza.

  10. Me ne fund nje analist qe pranon se ka nje revolucion opozitar, por ne titull thote dy rreziqe dhe ne paragrafin e fundit permend nje te trete.

    Kajsiu ka te drejte pikerisht ne fund, kur shtron ceshtjen e nje platforme opozitare per levizjen revolucionare, si nje alternative e besueshme qeverisjeje nga shqiptaret, e ndryshme nga çka kane patur ne 30 vite.

    Mungesa e paraqitjes se nje alternative qeverisese, fragmentarizimi i opozites me gjoja “polin e trete” te Shehut e Patozit, me synim qe te marrin votat e nje pjese te demokrateve, dalja e PDIU-se me vete dhe jo me opoziten, ulin besimin e elektoratit.

    Perpjekja e partizave per te mbijetuar me disa pole, eshte nje forme e vjeter politike qe vetem i ul disi fuqine opozitarizmit ne emer te interesave meskine te krereve te tyre dhe ne rastin me te keq i sherben qeverise…

  11. Edhe ky pjesë e armatës të “intelektualëve”që pëllasin në çdo shkrim e intervistë se opozita nuk është në gjendje të fitojë dhe Rama më i korruptuari e antishqiptar është i pathyeshëm.Pra me një fjalë njëri i oborrit ky pjeshka.Rama udhëheqës i përhershëm!!!

  12. Nese Rithemelimi dhe krahu Basha-Bardhi-Alibej mendojne se vula te ben fitues te zgjedhjeve mos te harrojne se fatkeqesisht per popullin opozitar, nga viiti 2013 deri ne 6 mars jane humbur te gjitha betejat elektorale! Me vulen e PD dhe me kryetare Bershen dhe Bashen! Bashke ishin dhe humben!

  13. Revolucion i karit me 300 maloke dhe katunare injorante pa dhembe ne goje qe vijne vetem per te kap ndonje byrek me dhallle

  14. E KENI HUMBUR FARE JU TE PA EMERIT E GJERIZIT TE SEKTIT , RILINDAS. ZDRALA E DEMOKRACISE SE SOTEME. ANDAJ JEMI KESHTU, SE BANDITET NA UDHEHEQIN. ATA QE NUK NJOHIN LIGJ E SHTET, POR PUSHTET. JANE KETA E LARVAT E TYRE QE ZVARRITEN NEN PETKUN E DEMOKRACISE, QE MBULOJNE TE SHKUARAT E TYRE E LOJRAT HIPOKRITE NE EMER TE DEMOKRACISE, POR QE E KANE MENDEROSUR SA SKA KU SHKON ME. ANDAJ DUHET REVOLUCION POPULLOR QE TE PERMBYSET KJO KLIKE TRASHEGIMTARESH KUQALE, NE FORMA E METODA PARALIZIMI TE KETIJ PUSHTETI. REVOLUCION NUK DO TE THOTE GJITHMON ME ARME, JO, ARMA E POPULLIT ESHTE FJALA E RREZISTENA NDAJ MASKARENJEVE. CDO PERSHKRIM TJETER QE ANALIZO OPOZITEN, E NUK SHEH KRIMIN, DEGJENERIMIN E PUSHTETIT, ESHTE SI TE THUASH,,,, LAJ KOKEN E QENIT.

  15. Të dhënat e Metës dhe 10 ish-këshilltarëve të tij publikohen nga hakerat iranianë: Gruaja e Bumçit porosiste streçe e rroba për palestër,xixa me germa kapitale tregon qe e ka te shkruajtur dhe poston te njejtin format

  16. “Antibllokmeni” Sali Berisha, besoj, është mjeku që ka më shumë fotografi me “bllokmenët”, me Hysni Kapon, me Simon Stefanin, me familjarë të E. Hoxhës dhe tani bërtet kundër tyre! Atëhere, përse e kriminalizoi Sali Berisha skenarin, kur ata që do të linin pushtetin, së pari, nuk ishin kundër ndryshimit të sistemit dhe, së dyti, ata vetë e vendosën në krye të asaj partie? Ja, përse dyshohet për Berishën! Ai përherë provokonte dyshimin. Ky njeri, mbartës i aq shumë veseve, i pabesë, pa ide e parime, shpifës etj., shkatërroi gjithçka: ekonominë, ushtrinë, arsimin, Akademinë e Shkencave, drejtësinë, territorin etj.

  17. Rreziku me i madh i opozitarizmit eshte te beje ate per te cilen u ankua edhe vete Edi Rama plot 9 vite rrjesht, pra kur i ra goja duke perseritur perdite e pernate se : “Luli FLE GJUME “

  18. Është qesharake në fakt, se së pari Joe Biden e ka shpallur “non grata” Berishën dhe familjen e tij, ndërkohë që ky lëshon deklarata përshëndetëse.

    Por më qesharake është përpjekja e Sali Berishës, për t’u dukur sikur e përfill njeri në botë dhe po kërkojnë mbështetjen e tij, kur në fakt këto deklarata qesharake, maksimumi botohen në portalin e djalit të vet.

  19. në konferenca për median apo në studio televizive, ti përmendësh Sali Berishës emrin Shkëlqim Beshiri, me siguri do të përtypet mirë dhe nuk do thotë asnjë gjë qoftë edhe tja përmendë emrin.

    Kjo sepse Beshiri dhe shumë kompani të tjera që lidhen me këtë emër, janë sot financuesit kryesorë të familjes Berisha.

  20. HAJDE, HAJDE O I PA EMERI I GJERIZIT. NUK KENI LENE PRIFT PA BARRE, E FALL PA SHTIRE. POR PERSHTIRJA TUAJ, QE MUNDON TE MASKOI APO TE FSHEHE KAQE BEMA TE KODOSHEVE KUQALE, NUK DO MUND TIBESOI ME KUSH. MERRNI MESIME FASHIZMI NGA GEBELSI TUAJ, FUGA, E I HIDHNI NE PORTAL. PRAPE DUKET HELMI QE PINI VETE E ATE QE DONI E SHPERNDANI NE KOMENTET TUAJA SKANDALOZE. SHIHENI MIRE TYMIN KUR TE DALE NGA OXHAKU, E ATY ESHTE E ARDHEMJA TUAJ. MBETET BIJE KURVI , E ME KURVE E BENI PITIKEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *