• |
ide | kryesore

Barça, pagesat milionere për zv/presidentin e arbitrave: klubi rrezikon dënime ekstreme nga Fifa e Uefa

-Instant, Sport
Barça



E ardhmja sportive e Barcelonës mund të jetë larg të qenit e sigurt, pas shpërthimit të asaj që tashmë është emërtuar ‘Calciopoli spanjoll’. Faktet e hipotezuara nga prokuroria katalanase rezultojnë të linjëzuara për drejtësinë sportive. E, në fakt, sanksione të rënda ndaj Barça mund të vijnë nga organet qeverisëse ndërkombëtare. Siç raportohet nga El País, kodet disiplinore të FIFA-s dhe UEFA-s parashikojnë mundësinë e ndërhyrjes në rast se hetimet vërtetojnë hipotezat e krimit. E kjo, pavarësisht se çfarë konstaton drejtësia sportive vendase.

Hetimi, kujtojmë, ka të bëjë me një sërë pagesash të bëra nga Barça mes viteve 2016 dhe 2018. Ato kanë shkuar në favor të një kompanie të drejtuar nga José Maria Enriquez Negreira. Ajo që është e habitshme lidhet me faktin se ai, deri në vitin 2018, ishte zv/president i Kolegjit arbitral të La Liga.

FIFA mund të ndërhyjë vetëm nëse federata kombëtare nuk është në gjendje ta bëjë. Ekzaktësisht si në këtë rast. Gazeta iberike kontaktoi me disa ekspertëve të së drejtës sportive. Mendimi i tyre është se FIFA mund të shkojë deri aty sa të imponojë rënie nga kategoria. Madje edhe humbje titujsh.

Lexo më tej: Skandali i korrupsionit të arbitrave, Laporta kërcënon: “Kush insinuon, do të marrë përgjigjen nga Barcelona”

UEFA në vend të kësaj mund të veprojë në kompeticionet e veta. Qeveria europiane mund të sanksionojë “çdo aktivitet që synon të rregullojë ose të ndikojë në rezultatin e një ndeshjeje në nivel kombëtar ose ndërkombëtar”. Në këtë rast, ndëshkimi do të ishte natyrshëm përjashtimi nga turnetë e organizuar në nivel europian. Duke filluar nga Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *