• |
ide | kryesore

Pas situatës me Hailey, Selena mbyll rrjetet sociale: Jam e vjetër për këto

Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka deklaruar së fundmi se do të largohet nga rrjetet sociale pas dramës online me Hailey Bieber.

“Jam shumë e lumtur, jam shumë e bekuar. Unë kam miqtë më të mirë dhe fansat më të mirë në të gjithë botën. Thjesht nuk mund të isha më e lumtur, “tha Gomez në një live të TikTok të enjten pasdite. “Unë jam mirë, më pëlqen kështu siç jam, nuk më intereson”, vazhdoi aktorja e “Spring Breakers”.

“Dhe po, do të marr një sekondë nga mediat sociale, sepse është pak budallallik dhe unë jam 30 vjeç. Jam shumë e vjetër për këtë.” Selena e cila ia kaloi Kylie Jenner-it si gruaja më e ndjekur në Instagram më herët atë ditë, u shpreh se ajo thjesht po bënte një pushim të shkurtër. “Unë ju dua shumë djema dhe do t’ju shoh shumë shpejt. Thjesht duhet të bëj një pushim nga gjithçka”, përfundoi këngëtarja e “Same Old Love”.

Selena ka 381,996,653 ndjekës në Instagram, duke tejkaluar 380,347,189 të Kylie. Kylie është anëtare e familjes Kardashian-Jenner dhe është bërë e famshme edhe për pjesëmarrjen e saj në reality show-n “Keeping Up with the Kardashians”.Ajo është gjithashtu themeluese dhe pronare e Kylie Cosmetics, një linjë produktesh kozmetike që ajo lançoi në vitin 2015. Në vitin 2019, Forbes e quajti Jenner “miliarderen më të re të vetë-bërë” për shkak të suksesit të saj në biznes me Kylie Cosmetics./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/02/23/kylie-jenner-reagon-ndaj-kritikave-nuk-jam-tallur-me-selena-gomez/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *