• |
ide | kryesore

Hailey Bieber reagon ndaj dramës me Selena Gomez

Paparazzi, Slider



Hailey Bieber ka kufizuar se kush mund të komentojë në postimet e saj në mediat sociale pasi mori reagime për dramën me Selena Gomez.

Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Gomez, gjithashtu vendosi të bënte një hap prapa nga rrjetet sociale.“Do të marr një sekondë nga mediat sociale. Kjo është budallallik dhe unë jam 30 vjeç,” tha këngëtarja në një live të TikTok. “Unë jam shumë evjetër për këtë.” “Unë ju dua shumë djema. Do t’ju shoh sa më shpejt. Thjesht duhet të bëj një pushim nga gjithçka.”

Drama filloi pasi Selena, e cila ia kaloi Kylie Jenner-it si femra më e ndjekur në Instagram, postoi për dështimin e saj të fundit të laminimit të vetullave. Të nesërmen, Jenner postoi një pamje nga një telefonatë në FaceTime me Hailey duke zmadhuar vetullat e tyre së bashku me një selfie tjetër në të cilën ajo shkroi; “Kjo është e turpshme ???” mbi ballin e saj.

Menjëherë pas kësaj, fansat dolën në mediat sociale duke thënë se Jenner po tallte artisten, por të dyja vajzat u përpoqën të mbyllnin spekulimet. “Asnjë tallje ndaj Selenës. Nuk e pashë postimin e vetullave të saj”, komentoi Jenner, nën një video duke shpjeguar situatën. “Ju djema po bëni diçka nga asgjëja.” Gomez gjithashtu  “u pajtua” me manjaten e grimit dhe u shpreh se të gjitha thashethemet janë “të panevojshme”./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *