• |
ide | kryesore

Video/ Cristiano Ronaldo ‘on fire’: tjetër trigolësh e numra impresionues me Al Nassr

-Instant, Sport, Video
Cristiano Ronaldo



Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalojë së befasuari, por vazhdon të shkruajë faqet e historisë së futbollit. Transferimi i tij në Arabinë Saudite shkaktoi një sensacion. Falë tij, Liga Pro Saudite ka një shikueshmëri që nuk e kishte pasur kurrë më parë. Portugezi po bën diferencën në ekipin e tij duke sjellë fitore dhe duke i bërë tifozët të ëndërrojnë. E ai vazhdon të prodhojë gola dhe veprime madhështore.

CR7 nuk e ka humbur instiktin e tij në specialitetin që e bëri të diferencohej në të gjithë ligat ku luajti. Cristiano Ronaldo ka realizuar trigolëshin e dytë në tre ndeshjet e fundit të Al Nassr. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, CR7 shënoi tre gola në 45 minuta, duke i lënë të gjithë pa fjalë. Shifrat e tij janë mbresëlënëse. E ndonëse niveli i futbollit saudit është më i ulët se ai evropian, duhet kujtuar se portugezi është 38 vjeç.

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar 8 nga 10 golat e fundit të Al Nassr dhe në dy në të cilat ai nuk ka shënuar, ai ka dhënë asistime për finalizuesin në detyrë. Kontributi i tij është gjithmonë aty dhe ndoshta dikush në Evropë po pendohet që e ka refuzuar. A është e sigurtë që një CR7 në këtë formë nuk mund të vazhdojë të ecë mirë në kampionatet kryesore evropiane?

https://youtu.be/aDd1JCmgXz0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *