• |
ide | kryesore

“Nuk ka hakmarrje me djalin e nënës”. Martini mendon për Vllazninë, Hallaçi konteston penalltinë: “Faull për ne”

-Instant, Sport
Martini



“Një pjesë e parë që Kukësi e dominoi, ishte fat që nuk shënuan, patën 2-3 që mund të na dëmtonin. Pjesa e dytë foli payshim për ne. Rritëm presingun arritëm të shënonim dhe bravo i qoftë djemve. Kukësi i kishte marrë mirë masat. Nuk bëmë presionin e zakonshëm në pjesën e parë, dhe skema funksionoi pjesën e dytë”. Edi Martini analizon performancën e të tijve, pas fitores 2-0 me Kukësin. Tekniku është i kënaqur me arritjen, duke e shpërngulur vëmendjen në kampionat në sfidën e nostalgjisë.

Nuk ka shumë kohë për të menduar në fakt, sepse vjen përballja me Vllazninë. Martini sidoqoftë e quan një ndeshje për tu fituar dhe nuk e lidh me asnjë hakmarrje, sado interesante të jetë nga ana gazetareske: “Nuk ka hakmarrje me djalin e nënës – tha Martini -. Nuk e quaj hakmarrje ndeshjen me Vllazninë e quaj ndeshje futbolli. Do të jetë ndeshje e fortë, mundësisht ta fitojmë. E ta marrë kush të jetë më i miri”, u shpreh shkodrani.

HALLACI: PENALLTIA NUK ISHTE

“Skuadra ka dominuar totalisht ndeshjen, sidomos pjesën e parë. Kemi krijuar shumë raste, mbajtëm topin dhe kundërshtari nuk është se na vuri në vështirësi. Edhe në pjesën e dytë u munduam”. Rrahman Hallaci nuk arrin ta kapërcejë humbjen 2-0 në Niko Dovana. Tekniku i Kukësit ka parë skuadrën të shkojë shumë pranë avantazhit në pjesën e parë. Në të dytën u rrëzua nga një episod, ai i penalltisë, që për teknikun është inekzistente: “Nuk është se merrem shumë me arbitrimin, dua t’ia lë stafit sportiv. Dy lojtarët janë duke vrapuar, këmbët janë në anësore, nuk e di pse nuk u dha faull për ne. Duhet të jenë pak më të kujdesshëm. Mendoj se Daci ka bërë faull ndaj Bytyçit, se këmba e tij shkon te mbrojtësi. Më vjen keq për këto”.

Tekniku i Kukësit megjithatë nuk duket i dorëzuar: “Loja është garanci për vazhdimësinë, kualifikimin e quaj të hapur. Do na duhet një gol dhe do të jetë ndryshe. Do mundohemi ta vendosim në presion ekipin e Teutës, duhet të jemi te porta e tyre. Nuk duhet të falim momentet mjaft të mira si sot. Duhet t’i shfrytëzojmë, është e drejtë ajo që thoni se nuk mjafton vetëm loja”, tha Hallaçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *