• |
ide | kryesore

Nis ‘beteja’ për vulën e Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike. Apeli do të vendosë nëse ajo do të qëndrojë duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha. Seanca në Apel nisi në orën 11:00 dhe do të vendoset mbi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Në seancë përfaqësuesi i grupit të Alibeajt është Ivi Kaso. Ai asistohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia. Po ashtu të pranishëm nga grupi i Alibeajt janë avokatët Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *