• |
ide | kryesore

Partizan e përplasjet epike me Zvezda magjepsin Netflix: pesë seri, ku kamerat kanë mbërritur kudo

-Instant, Sport
Zvezda



Derbi i përjetshëm i Beogradit është një prej përplasjeve më të ashpra në Evropë. Shumë e konsiderojnë atë një nga ndërqytetaset më emocionues të futbollit në botë. Crvena Zvezda dhe Partizan janë rivalë të vjetër dhe në të njëjtën kohë sundimtarë të futbollit serb. Dy klubet me tifozeritë e zjarrta, janë përplasur edhe së fundmi, por në një derbi që nuk vendosi asgjë.

Sidoqoftë, i kanë hedhur një sy shumë më nga afër derbit të përjetshëm të Beogradit telekamerat e gjigantit mediatik amerikan Netflix. Vitet e fundit, gjiganti televiziv është përfshirë gjithnjë e më shumë në futboll, me xhirime dokumentarësh.

Lexo më tej: Video/ Dhunë në derbin e Beogradit: tifozët e Partizanit rrihen mes njëri-tjetrit, pastaj me ata të Zvezdës

Kështu, është marrë vendimi që Netflix t’u ofrojë shikuesve edhe derbin e përjetshëm të Beogradit. Nuk ka ende asnjë fjalë se cila do të jetë përmbajtja aktuale e filmit, që është prodhuar në Netflix. Ajo që dihet është se kamerave u është dhënë akses në atë që audienca zakonisht nuk e shikon. Sipas disa informacioneve, duhet të jetë një serial me pesë seri. Vetëm se nuk dihet nëse fokusi do të jetë kryesisht te Zvezda, Partizan, apo të dyja klubet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *