• |
ide | kryesore

Apeli e dënoi, Mourinho kthen ‘prangat’: përgjigja e Special One e destinuar të bëjë zhurmë

-Instant, Sport
Mourinho



José Mourinho thyen heshtjen e rrjeteve sociale pasi u konfirmua skualifikimi i tij me dy ndeshje. Gjykata sportive e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për përplasjen me zyrtarin e katërt Serra gjatë ndeshjes Cremonese-Roma. Trajneri i verdhekuqve ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re.

Lexo më tej: Ishte kundër Juves, por humbet derbin: konfirmohen dy ndeshjet skualifikim për Mourinho

Një foto me krahët e kryqëzuar pak poshtë fytyrës, duke treguar një byzylyk dhe një orë. Me sa duket një postim i thjeshtë me temë ‘reklamimi’, i plotësuar me falënderime për sponsorët. E megjithatë, shumë e kanë identifikuar si një ringjallje të gjestit të prangave. Gjest që Mourinho e përdoruri në kohën e Interit, në barazimin me 9 lojtarë kundër Sampdorias në San Siro, në vitin 2010. Një sinonim i një padrejtësie të pësuar. Një mesazh që i entuziazmoi tifozët verdhekuq, që janë të gjithë në krah të Special One.

POSTIMI I MOURINHO

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *