Gjykata sportive e Apelit sapo ka rrëzuar apelimin e Romës për pezullimin me dy ndeshje, ndaj trajnerit José Mourinho. Portugezi u përjashtua nga loja në ndeshjen ndaj Cremonese. Skualifikimi ndaj Mourinho ishte pezulluar për shkak se po zhvillohej një hetim nga prokuroria federale. Gjithcka kishte lidhje me përplasjen me zyrtarin e katërt Serra. Tani trajneri i Romës do të mungojë në ndeshjen kundër Sassuolos të dielën dhe derbin kundër Lazio më 19 mars.
Pas pezullimit të urdhëruar të shtunën e kaluar, Gjykata sportive e Apelit e kryesuar nga Umberto Maiello hodhi poshtë ankimimin e bërë nga Roma. Verdhekuqtë kishin protestuar në lidhje me skualifikimin me 2 ndeshje që i ishte bërë trajnerit portugez. Koha që mori institucioni për të vendosur mbi përplasjen e Mourinho me arbitrin Serra e lejoi portugezin të ishte në pankinë kundër Juventus. Por tani, Special One do të detyrohet ta ndjekë derbin nga tribuna.
Lexo më tej: Gjykata e Apelit merr kohë, pezullohet skualifikimi për Jose Mourinho: në pankinë kundër Juventus
Mourinho, i përjashtuar gjatë ndeshjes kundër Cremonese më 28 shkurt, ishte sanksionuar me dy javë pezullim. Gjykatësi sportiv i kishte vendosur edhe 10,000 euro gjobë “për kundërshtimin e ashpër dhe provokues të një vendimi arbitral”. Portugezi e përsëriti këtë sjellje edhe kur u përjashtua nga fusha. Mourinho u dënua edhe për faktin se në fund të ndeshjes ka hyrë, edhe pse ishte e autorizuar, në dhomën e zhveshjes së arbitrit, duke i drejtuar zyrtarit të katërt, shprehje dhe konkluzione shumë fyese”.
José Mourinho: "I'm not going to address the fact that he is from Turin and we play Juve on Sunday. It was the first time in my career that a fourth official talked to me like that."pic.twitter.com/uMReh8S6aa
— IM🇵🇹 (@Iconic_Mourinho) March 1, 2023