• |
ide | kryesore

Pas rreth dy orësh ministrja Xhaçka përfundon dëshminë në SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 2 orësh, ka përfunduar marrja në pyetje e ministres Olta Xhaçka në SPAK. Ajo u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për pronat e ushtrisë. Pas daljes nga institucioni, ministrja zgjodhi të mos jepte asnjë koment për mediat.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi erdhi pas denoncimit të Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij. E radhës ishte ministrja Xhaçka.



6 Comments

    1. sa ka privatizu Doshi - ju gazetaruce gjejeni listen me reparte ushtarake nga jugu ne vermosh .. thotë:

      sa ka privatizu Doshi – ju gazetaruce gjejeni listen me reparte ushtarake nga jugu ne vermosh ..

  1. Makuter dhe inkorante te papare. Si mund te jepen asetet fantastike te marines detare qe i ka zili cdo shtet ?
    Dhe me skandal akoma qe qeveria i fal oligarkeve me 1 euro.
    Se kuptoj, mire keta makuter te qeverise, por me sa mend dhe cfare guximi firmosin keta oligarke marrjen e ketyre aseteve ushtarake !!??

  2. Kjo ka të drejtë sepse ka marrë shkresën nga Bardhyli, i cili është një servil i dobët….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *