• |
ide | kryesore

Video/ VAR eliminon Partizanin, anulon golin e Carës: të kuqtë fitojnë, por kualifikohet Vllaznia

-Instant, F1, Sport, Video
Carës



Partizani eliminohet nga Kupa e Shqipërisë me polemika për një gol të anulluar Carës 3 minuta nga fundi. Bajramaj vlerësoi golin, por VAR e thërriti dhe pas kontrolleve filmike e anulloi për një faull të Da Silva ndaj Gurishtës. Me rezultatin 1-0 në favor të të kuqve, do kishte qenë goli që do të barazonte agregatin me Vllazninë. Shkodranët kishin fituar 3-1 në Loro Boriçi dhe bëhen kështu gjysmëfinalistja e katërt e Kupës. Skuadra fituese e dy edicioneve të fundit, ka siguruar vendin përkrah Teutës, Tiranës dhe Egnatias.

Vllaznia vinte me avantazhin 3-1 të ndeshjes së parë, ndaj Partizani u hodh përpara në sulm në kërkim të një goli që do të hapte ndeshjen. Skuadra e Colella krijoi shumë raste dhe mund të kishte shënuar me Prekën e Carën. E megjithatë avantazhi erdhi në minutën e 25 falë nga gafe të prapavijës shkodrane. Gurishta e Qarri nuk u kuptuan duke e lënë topin për Mensah, që shënoi qetësisht.

Partizani mori zemër dhe kërkoi të barazonte diferencën e golave me shkodranët. Të kuqtë ruajtën inisiativën dhe provuan të shënonin edhe golin e dytë. U ndalën nga shtylla në goditjen e pafat të Mensah brenda zonës. Pastaj në të 87 erdhi episodi më i diskutueshëm. Da Silva i shërbeu Carës që shënoi golin e dytë. Bajramaj drejtori gishtin nga mesi i fushës, por VAR anuloi golin e Carës për një faull të Da Silvës ndaj Gurishtës, përpara se sulmuesi të mposhtte Qarrin. Në fund, Partizani mori vetëm një fitore 1-0, por që festën e la të gjithë për Vllazninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *