• |
ide | kryesore

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme ka sjellë pezullimin e mjeteve të peshkimit në qytetin e Vlorës. Mësohet se anijet e mëdha të transportit ndërkombëtar vijojnë normalisht punën.

Sipas njoftimit zyrtar, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28 Mars.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 27 – 28 mars 2023 duke filluar nga ora 09:00 datë 27 mars 2023 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Veri-VeriPerëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

1.Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 27 – 28 mars 2023 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 27 – 28 Mars 2023.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28 Mars 2023 ora 12:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *