• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
motit



Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat jugore. Por orët vijuese të paradites pritet të sjellin zhvillime të përkohshme të vranësirave. Kjo do të evidentohet në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore duke gjeneruar shira të pakët. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta të shiut. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes. Ato do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *