• |
ide | kryesore

Shtyu arbitrin, dënim spektakolar për sulmuesin serb: Mitrovic skualifikohet 8 ndeshje

-Instant, Sport, Video
Mitrovic



Çmenduria ndaj Manchester United i kushtoi shtrenjtë Aleksandar Mitrovic. Sulmuesi serb i Fulham u dënua me tetë ndeshje për shtyrjen e arbitrit Chris Kavanagh gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Red Devils. Fulham ishte në avantazh 1-0 para penalltisë, që provokoi përjashtimin e Willian dhe trajnerit Marco Silva, pasuar nga reagimi i Mitrovic. Tre kartona të kuq në 40 sekonda, me rikthimin e pashmangshëm të Manchester United, që triumfoi 3-1.

Sulmuesi i Fulham, Aleksandar Mitrovic e ka pësuar keq nga Disiplina. Tetë ndeshje pezullim për shtyrjen e arbitrit Kavanagh në ndeshjen e FA Cup kundër Manchester United.

Kjo është deklarata e klubit anglez

“Pas seancës dëgjimore në lidhje me ndeshjen tonë të FA Cup me Manchester United muajin e kaluar, një komision rregullator i pavarur ka vendosur që: Aleksandar Mitrović do të pezullohet për gjithsej tetë ndeshje. Një prej të cilave ai tashmë e ka kryer. Serbi gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 75 mijë paund”. Ndeshja e parë e pezullimit është shlyer ndaj Bournemouth. Në finalen inkandeshente të Old Trafford, Fulham mbeti me 9 lojtarë, përveç Mitrovic, u përjashtuan edhe Willian dhe trajneri Marco Silva.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *