• |
ide | kryesore

Beteja për vilën: Totti i ofron 15mijë euro në muaj për fëmijët, Ilary Blasi ndryshon bravën e shtëpisë

-Instant, Sport
Totti



Çështja Totti-Blasi vazhdon të dominojë thashethemet italiane, pavarësisht seancës sekrete të fundit në gjyq. Përpjekja ishte për të gjetur akordin për menaxhimin e fëmijëve dhe në marrëveshjen për divorcin. Të dhënat pasojnë dita ditës dhe, duke gjykuar prej tyre, një marrëveshje mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi vetëm e afërt nuk është.

PROPOZIMI PËR MBAJTJEN E FËMIJËVE

Të dhënat e fundit të raportuara nga Corriere della Sera vijnë nga burime konfidenciale pranë ish-numrit 10 verdhekuq. Sipas tyre, Francesco Totti kishte propozuar nga 12 deri në 15 mijë euro në muaj për mirëmbajtjen e tre fëmijëve të çiftit. Sidoqoftë për Cristian, Chanel dhe Isabel, të dy Totti e Blasi kanë aplikuar për kujdestari të përbashkët.

REFUZIMI I ILARY BLASI

Propozimi, megjithatë, u refuzua nga Ilary, e cila përsëri sipas thashethemeve ka kërkuar të paktën 20 mijë euro në muaj. Një shifër që avokatët e Francesco Tottit dhe vetë ish-futbollisti e kanë gjykuar shumë të lartë. Prezantuesja e Mediaset, e gatshme për t’u rikthyer në krye të edicionit të ri të L’Isola dei Famosi, dëshiron gjithashtu që Totti të përballojë plotësisht të gjitha shpenzimet shtesë për tre fëmijët. Ish-futbollisti nga ana tjetër është i gatshëm të ndalojë në 50% të shpenzimeve, duke ia lënë Ilary 50% të mbetur.

SUPER VILA NË EUR

Megjithatë, kjo nuk do të ishte e vetmja pikë konflikti mes dy ish-bashkëshortëve. Një nga çështjet që duhet zgjidhur, lidhet me super vilën në Eur, ku ka jetuar vitet e fundit familja Totti-Blasi. Godina u braktis nga Francesco menjëherë pas njoftimit të ndarjes dhe fillimit të një lidhje të re me Noemi Bocchi.

Lexo më tej: Il Messaggero, divorci Totti-Blasi, Ilary nuk kërkon çekun e synon “goditjen e madhe”

ILARY NDRYSHOI BRAVAT

Totti nuk do ta kishte problem ta linte supervilën në dispozicion të Ilary, derisa vajza e tij më e vogël, Isabel, e lindur në 2016, të mbushte 18 vjeç. Por ai nuk do të ishte aspak i lumtur me praninë gjithnjë e më të zellshme të partnerit të ri të Ilary, Bastian Muller, në shtëpinë ku jetonte e gjithë familja deri pak muaj më parë. Megjithatë, 41-vjeçarja nuk ka dashur të dëgjojë asnjë arsye. E, përsëri sipas thashethemeve, ajo ka ndryshuar tashmë bravat për të parandaluar hyrjen pa autorizim të ish-bashkëshortit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *