• |
ide | kryesore

Video/ “Të dua më shumë se babin tim”: vogëlushi e habit me një pankartë në stadium, Nunez i plotëson dëshirën

-Instant, Sport, Video
Nunez



Në fundin e ndeshjes mes Chelsea e Liverpool, kamerat e Stamford Bridge filmuan një skenë të veçantë. Një tifoz i vogël i Reds shfaqi një pankartë të veçantë. Mbi të ishte shkruar: “Të dua më shumë se babin tim. Kam ditëlindjen, a mund të më japësh fanellën tënde?”. Një deklaratë e vërtetë dashurie, e pritur mirë nga ylli uruguajan Darwin Nunez. Sulmuesi sapo e pikasi ngriti gishtin e madh në shenjë aprovimi dhe u drejtua nga vogëlushi. Kështu, tifozi i vogël i Reds mori dhuratën e tij të ditëlindjes: fanellën e Darwin Nunez.

Lexo më tej: Video/ Irritohet Chelsea, VAR i anulon dy gola në barazimin me Liverpool: fitore për Brighton, Leeds e Aston Villa

Rezultati? Një dënesë e madhe lumturie për vogëlushin, i lumtur që ka parë idhullin e tij nga afër. E tani ka edhe fanellën aq shumë të lakmuar. Edhe babai i djaloshit, pavarësisht shkrimit në pankartë, dukej i lumtur me këtë dhuratë. Një ditëlindje e paharrueshme për tifozin e vogël. Bravo Darwin.

BARAZIM ME GOLA TË ANULUAR

Sa për ndeshjen: debutimi i trajnerit të përkohshëm Nruno Saltor në pankinën e Chelsea përfundoi me një barazim 0-0. Nga një pikë për Blues dhe Liverpool, në një mbrëmje ku VAR ishte protagonisti i tretë. Në minutën e 26′, në fakt, londinezët panë t’i anulohet një gol. Festimi i ndërprerë në mes ishte ai i James. Situata u përsërit në fillimin e pjesës së dytë, por këtë herë ishte Havertz që iu mohua 1-0 i mundshëm për prekje të topit me dorë. Liverpool, nuk fiton në kampionat që prej 5 marsit (7-0 me United) dhe është ende në 43 pikë, -7 nga Champions League. Nga ana tjetër, Chelsea mbetet edhe në kuotën 39 pikë, në krizë të plotë dhe me një guidë të re teknike ndonëse të përkohshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *