• |
ide | kryesore

“Mancini e goditi me çantë”. Grindjet mes Balotelli e Mancini te City: prapaskenat e pazbuluara kurrë

-Instant, Sport
Balotelli



Mario Balotelli te Manchester City i bëri të gjitha llojet e gjërave. Legjendare janë sherret e tij me Roberto Mancini, asokohe trajner i klubit anglez. Një ish-magazinier ka zbuluar prapaskenat e atyre sherreve. Les Champman ka treguar me detaje të gjithë ndodhitë kaotike në Manchester gjatë qëndrimit të Mario Balotellit dhe Roberto Mancini te City.

Një marrëdhënie dashurie dhe urrejtjeje mes të dyve që gjallëronte dhomën e zhveshjes së Citizens në ato vite. Episodi më i rëndë ishte ai që ndodhi gjatë sfidës ndaj Dinamo Kiev në Champions League: “Mario u përjashtua pas 20 sekondash lojë dhe kur u kthye në dhomën e zhveshjes ishte i ngrirë përpara dollapit të tij. Mancini hyri dhe filloi ta shante në italisht duke tundur krahët. Dukej si i pushtuar. Teksa po kthehej në fushë pa një çantë, e mori dhe e flaku drejt Balotelli, që e shmangu për fare pak. Po kalonin te duart, kur unë ndërhyra dhe Roberto u kthye në fushë”, tha ai për podcastin Ninety Three Twenty.

HISTORIA E ‘WHY ALWAYS ME’

Fanella e famshme e veshur nga Super Mario gjatë derbit të Mançesterit e tërboi teknikun Mancini: “Mario po mendonte të printonte një mbishkrim mbi fanellë për derbin kundër United. I thashë se nuk duhet të ofendonte tifozët kundërshtarë. Ndaj i propozova Why always me (Pse gjithmonë unë), pasi ia refuzova idetë që kishte. Por kur shënoi ai hoqi fanellën për të treguar shkrimin dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Në fund të ndeshjes Mancini i tha që nuk duhet ta veshë më dhe të mos printonte të reja”.

Duke përfunduar historinë e tij për aventurat e Balotelli te City, ai shprehu vlerësimin për cilësitë e futbollistit: “Ai ka shumë aftësi dhe cilësi. Por nuk do të jetë kurrë një futbollist që mund të ndihmojë ekipin. Mendoj se asisti për Agueron, me të cilin fituam titullin e Premier League ishte një përjashtim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *