• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vendi mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve

-Instant, Lajme, Të fundit
moti, Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu lokale



Territori i Shqipërisë vijon të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta. Ato do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët.Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare pritet të jetë me vranësira, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë
duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës parashikohet që kushtet e motit të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë shira të pakta në
zonat Jugperëndimore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në Kosovë duke gjeneruara reshje shiu. Pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e Maqedonisë. Kjo do të bëjë që paraditja të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të pakët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *