• |
ide | kryesore

Cabral me penallti shmang humbjen e Fiorentinës mes protestave: Maehle nuk mjaftoi për Atalantën

-Instant, F1, Sport, Video
Maehle



Në ndeshjen e prapambetur që mbylli javën e 30 të Serie A, Fiorentina dhe Atalanta barazuan 1-1 duke ruajtur pozicionet në renditje. Gara në Franchi ishte e ekuilibruar dhe cinike. Në pjesën e parë Fiorentina bëri ndeshjen, por Sportiello ishte i vëmendshëm. Maehle (37′) zhbllokoi rezultatin me një veprim fantastik. Më pas në pjesën e dytë Cabral (56′) barazoi me penallti për një prekje me dorë në zonë nga Toloi. Për tu shënuar shtylla e Biraghi nga goditja e dënimit dhe pritja e Sportiello ndaj Bonaventura në shtesë. Atalanta ngjitet me 49 pikë, ndërsa Fiorentina shkon në 42 pikë.

Lexo më tej: Video/ Conference, Fiorentina poker në transfertë e prek gjysëmfinalen: Basel i Xhakës ndalet nga Nice

Një barazim që nuk kënaqi askënd. Atalanta për të paktën një orë iu gëzua arritjes së Inter në renditje. Pastaj erdhi një penallti e Cabral, që ktheu Fiorentinën në lojë, por e mban dy pikë nga Juve dhe Bolonja. Skuadra e Italiano prodhoi shumë më tepër lojë, madje goditën edhe shtyllën me Biraghi, por në fund nuk depërtuan dot. Atalanta kaloi në epërsi në pjesën e parë me një goditje të Maehle, për të cilën Fiore protestoi shumë. Fillimi i aksionit është njollosur nga një faull ndaj Terzic. Barazimi u fiksua në pjesën e dytë. Toloi preku me dorë topin e VAR thërriti arbitrin Guida në video. Në fund një penallti, që Cabral nuk e gaboi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *