• |
ide | kryesore

Video/ Conference, Fiorentina poker në transfertë e prek gjysëmfinalen: Basel i Xhakës ndalet nga Nice

-Instant, Sport, Video
Fiorentina



Fiorentina hedh hapin më të sigurtë në ndeshjet e para të cerekfinaleve të Conference League. Të besuarit e Italiano e zgjidhën që në ndeshjen e parë në transfertë, me një 1-4 që e bën kthimin një formalitet. Basel i Taulant Xhakës nuk shkon më shumë se 2-2 përballë Nice e në Francë pas 7 ditësh do të ketë për të vuajtur. Sukses i pastër edhe për Anderlecht, që likuidoi me dy gola AZ Alkmaar.

Fitorja e nëntë radhazi e Fiorentinës në Conference League është një simfoni autentike e Violave. Djemtë e Vincenzo Italiano nuk impresionohen nga faktori fushë dhe mposhtën Lech Poznan me një 4-1 të fortë dhe të pakontestueshëm. Fiorentina i afrohet kështu gjysmëfinales, kur do të gjejë fituesin e Basel-Nice (përfundoi 2-2). Cabral (4′) zhbllokoi ndeshjen, ndërsa rrumbullakosën rezultatin Nico Gonzalez (40′), Bonaventura (58′) dhe Ikoné (63′).

Lexo më tej: Video/ Conference League, Ings nuk mjafton për West Ham: Cuypers i jep barazimin Gent, edhe VAR protagonist

Në ndeshjet e tjera, sukses 2-0 në Belgjikë për Anderlecht. Murillo në minutën e 22 zhbllokoi ndeshjen ndaj AZ Alkmaar. Holandezët u munduan të reagonin, por u ndëshkuan nga Ashimeru, i shërbyer nga Amuzu në minutën e 70′. Në Zvicër nuk shkoi shumë mirë për Taulant Xhakën e Andi Zeqirin. Basel barazoi 2-2 me Nice, me dy dygolësha të Amdouni dhe Moffi. Sulmuesi i zviceranëve shënoi fillimish me penallti në minutën e 26′, përpara se të përmbysej nga francezi (38′, 45+1′). Rezultati u fiksua në të 71′ nga goli i dytë i Amdouni, që e bën kthimin një betejë të vërtetë.

Quarter-Finals Europa Conference League

Gent 1-1 West Ham United
Anderlecht 2-0 AZ Alkmaar
Basel 2-2 Nice
Lech Poznan 1-4 Fiorentina



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *