• |
ide | kryesore

Vincent Candela u mashtrua nga ndërmjetësi i rremë: tentoi të kursente 200, por humbi 500 mijë euro

-Instant, Sport
Candela



Vincent Candela u mashtrua nga një ndërmjetës i rremë, të cilit i kishte dhënë 500 mijë euro për të shlyer një hipotekë. Francezi e ka denoncuar personin dhe prokuroria e Romës po heton çështjen. Një ngjarje e pakëndshme për ish-mbrojtësin e Romës, kampion bote me Francën në vitin 1998. Në përpjekje për të shlyer një hipotekë prej 700 mijë eurosh në bankën e tij, ai i dha gjysmë milioni një ndërmjetësi. Francezi shpresonte në këtë mënyrë të kursente 200 mijë euro, por e pa veten pa gjysëm milioni.

Por ndërmjetësi i zgjedhur nga Candela doli të ishte një mashtrues. Siç raporton La Repubblica, fakti daton dy vite më parë. Ish-futbollisti iu drejtua një personi të quajtur Marco Landolfi, për një zgjidhje alternative. Candela mendoi të shlyente kështu kredinë me të cilën kishte blerë vilën ku jeton me gjithë familjen.

Lexo më tej: E mbani mend Candela? Tashmë shkon i dehur në studion e TV (video)

DENONCIMI E HETIMI I PROKURORISË SË ROMËS

Landolfi i ishte prezantuar francezit nga miq të besuar dhe ai e bindi ish-lojtarin e Romës t’i jepte 500 mijë euro. Me to ai do të mbyllte çështjen me Deutch Bank. Kur personi filloi të kufizojë kontaktet dhe të japë shpjegime jo bindëse për mos shlyerjen e hipotekës, Candela vendosi ta denoncojë dhe të hapë një çështje civile për të rikuperuar paratë. Prokuroria Publike e Romës ndërhyri gjithashtu në këtë çështje dhe hapi një hetim për akuzën e mashtrimit ndaj Landolfi, me shpresën për të gjetur viktima të tjera të tij, përveç ish-futbollistit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *