• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid, Ancelotti i habit fare gazetarët në konferencë për shtyp: “Kam një pyetje për ju”

-Instant, Sport, Video
Ancelotti



Nesër në mbrëmje në stadiumin Montilivi do të zhvillohet ndeshja mes Girona dhe Real Madrid, e vlefshme për javën e 31 të La Liga. Një ndeshje e rëndësishme për djemtë e Carlo Ancelotti (i dyti me 65 pikë). Blancos duhet të përpiqen të shkurtojnë diferencën me Barcelonën dhe të shkëputen ndaj Atletico Madrid, i treti dhe pesë pikë larg. Në konferencën e sotme, trajneri italian i ka habitur të gjithë me një pyetje të papritur drejtuar gazetarëve.

Në vigjilje të ndeshjes, Carlo Ancelotti ndërhyri në konferencën për shtyp duke dhënë versionin e tij të distancës nga vendi i parë i Barcelonës me 76 pikë: “Për cilësinë e dy skuadrave nuk ka 11 pikë diferencë. Ne e demonstruam në fushë kur u përballëm me njëri-tjetrin. Ky hendek u përcaktua nga shumë detaje të vogla dhe ne duam të përpiqemi ta zvogëlojmë”.

Lexo më tej: Video/ Ferran Torres shemb Atletico Madrid: Barcelona kthehet tashmë +11 nga Real Madrid

“KAM NJË PYETJE PËR JU”

Megjithatë, para nisjes së konferencës, tekniku i habiti të gjithë duke iu drejtuar gazetarëve të pranishëm në sallën e shtypit: “Kam një pyetje për ju. Cili është numri i konferencës sot për mua këtë sezon?” Një lloj kuizi (që konfirmon klimën e qetësisë brenda klubit) për të testuar përgatitjen e gazetarëve. Njëri prej të cilëve u përgjigj menjëherë: “Ky është numri 101”. Përgjigje e saktë, siç e konfirmoi edhe vetë Ancelotti, i cili pas këtij episodi zbavitës vazhdoi me pyetjet.

Më pas, për të ardhmen e Marco Asensio, në qendër të thashethemeve të ndryshme të merkatos: “Më pëlqen shumë ai si lojtar dhe klubet e tjera i pëlqejnë gjithashtu karakteristikat e tij. Shpresoj se ai mund të qëndrojë këtu te Real Madrid”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *