• |
ide | kryesore

Verratti, në Paris askush nuk e do, Rothen i tregon derën: “Nëse respekton klubin duhet të ikë”

-Instant, Sport
Verratti



Një tjetër figurë e keqe sezonale për Paris Saint Germain, që u rrëzua në mënyrë të bujshme në Parc des Princes përballë Lorient. Një disfatë që afroi rrezikshëm Olympique Marseille në renditje. Marsejezët, falë fitores ndaj Auxerre, janë tashmë vetëm 5 pikë nga parisienët. Në këtë pikë, kryeqytetasit janë vënë nën akuzë, me kritikët dhe tifozët që drejtojnë gishtin drejt trajnerit Galtier. Nuk ka shpëtuar lojtarët, të akuzuar për mungesë impenjimi e më i shënjestruari është Marco Verratti.

Humbja 1-3 në shtëpi kundër modestit Lorient (i dhjeti në Ligue 1), bëri që tifozët e Paris Saint Germain të revoltohen. Ata sulmuan disa lojtarë në skuadër, duke i akuzuar ata se nuk kishin në zemër rezultatet e klubit. E ndër ata që kanë marrë më shumë kritika është mesfushori Marco Verratti. Performanca e italianit është shumë larg asaj që i kishte bërë të gjithë mbështetësit parisienë të dashuroheshin me të. Ish-lojtari i PSG, Jerome Rothen, nuk ka kursyer asnjë fjalë ndaj italianit, duke i treguar daljen: “Ai nuk ka luajtur për tre javë dhe fizikisht është pak jashtë forme”, tha ish-lojtari i PSG për ‘Rmc Sport’.

FJALËT E ASHPRA TË ROTHEN

Pastaj vjen edhe fundosja e goditjes ndaj mesfushorit Verratti: “Ai humb një top, ne nuk themi asgjë. Eh jo, është Marco Verratti. Teknikisht është aq i fortë sa ka të drejtë të humbasë një top”, vazhdoi Rothen. “Të vërtetët, të apasionuarit, e vënë re. Të bëmë të rritesh, por tani nëse ke respekt për klubin siç thua, duhet të largohesh!”. Fjalë shumë të ashpra që i bënë jehonë shkrimit të gazetës autoritare Le Parisien. Në reshtat e të përditshmes thuhet se 30-vjeçari nga Abruzzo ka shtuar deri në 4 kg gjatë pushimit për Botërorin e Katarit. E kjo tregonte “liritë e shumta” që klubi i ka dhënë për shkak të statusit të tij.

Në fund të dhjetorit, ish-mesfushori i Pescara rinovoi me klubin parisien deri në vitin 2026. Një akord me vlerë 12 milionë në sezon, pjesërisht e lidhur me numrin e paraqitjeve. Por duke pasur parasysh atmosferën në Paris, mund të ketë ardhur koha që Verratti të ndryshojë ajër. Serie A, në të cilën ai nuk ka luajtur kurrë, do ta priste krahëhapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *