• |
ide | kryesore

Video/ Ancelotti, mesazh paralajmërues për Militao, pas katastrofës së mbrojtësit kundër Real Sociedad

-Instant, Sport, Video
Militao



Hidhërim, te Real Madrid, pas humbjes ndaj Real Sociedad, që komprometoi vendin e dytë të skuadrës së Carlo Ancelotti, i kaluar nga Atletico Madrid. Ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve falë golave ​​të Kubo dhe Barrenetxea. E, pikërisht, në avantazhin e baskëve, pati një gabim të bujshëm nga Militao, që u kritikua rëndë nga trajneri italian.

Moment jo për Militao, tashmë protagonist, për fatin e tij të keq, i një paraqitje të pamjaftueshme edhe në ndeshjen e humbur 4-2 ndaj Girona. Një disfatë e rëndë për Blancos, që humbën vendin e dytë. Në të njëjtën kohë, një sukses i rëndësishëm për Sociedad, që hodhën një tjetër hap drejt vendit të katërt.

Lexo më tej:Video/ Castellanos rreh i vetëm Real Madrid: poker i sulmuesit e Girona turpëron 4-2 Blancos

Në fund të ndeshjes, Carlo Ancelotti ndërhyri në konferencën për shtyp dhe i dha një shuplakë të fortë Eder Miltao. Ajo e thënë kundër brazilianit është një mesazh i qartë, që mbrojtësi duhet të reflektojë: “Duhet absolutisht të zgjohet, menjëherë”. Një mesazh i qartë nga trajneri i Real Madrid. Sidomos para ndeshjes kundër Manchester City në gjysmëfinalen e Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *