• |
ide | kryesore

Katër kulla e një stadium: ja projekti fitues për impiantin e ri në Vlorë ku do të luajë Flamurtari

-Instant, Sport
Flamurtari



Pas Korçës e Durrësit u zhvillua në Vlorë Konkursi Ndërkombëtar për projektin e ri të stadiumit të qytetit, “Flamurtari”. Ashtu si edhe në dy rastet e mëparshme, tre ishin studiot arkitekturore që konkurruan për të marrë realizimin e projektit të stadiumit. Mes prezantimeve të FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë) fituese ka dalë kjo e fundit.

Në qendër të projektit nuk ka qenë thjesht një stadium, por shndërrimi i të gjithë zonës, jo vetëm në mjedise sportive por edhe sociale e ekonomike. Projekti i studios belge XDGA solli idenë e një stadiumi ikonik të rrethuar me kulla. Ato do të shërbejnë për një pamje më të bukur. Sipas studios do të ketë fusha sportive, pishinë, do të ndërtohen edhe disa ndërtesa që do të jenë të rëndësishme për më vonë.

I pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së ishte sërish pjesë e jurisë që përzgjodhi projektin fitues. “Flamurtari meriton shumë më shumë sesa infrastrukturë sportive ka sot – tha Duka -. Me të gjithë ndryshimet e mëdha që janë bërë në Vlorë, ato në infrastrukturën sportive mbase nuk janë të merituara. Nuk janë për Flamurtarin dhe për futbollistët e popullin vlonjat. Futbolli, pa dyshim që është loja më e bukur në botë. Më e bukur dhe më e ndjekur në Shqipëri, më e dashura edhe për vlonjatët. Ka tre elementë kryesorë: atë të edukimit, bazën materiale dhe infrastrukturën sportive”.

Kreu i FSHF-së nënvizoi se futbolli në Shqipëri është zhvilluar shumë vitet e fundit. Qoftë në infrastrukturë, me katër stadiume të reja, por edhe në dy komponentët e tjerë të futbollit, në anën edukative si edhe në bazën materiale falas për të gjithë fëmijët.



1 Comment

  1. Nuk i ndahet shpirti nga kullat kesaj kurves se gjate . Mjafton te fitoje para , nuk i intereson as sport e as shqiperi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *