• |
ide | kryesore

Osimhen e menaxheri Calenda në Paris për PSG: De Laurentiis e vlerëson nigerianin 160 milionë euro

-Instant, Sport
Calenda



A mund të bëjë Napoli, kampion i Italisë, pa Victor Osimhen? Aurelio De Laurentiis, presidenti që riktheu titullin në fanellën e kaltër, a është i gatshëm të negociojë për qendërsulmuesin e tij? E, cilët klube janë të interesuar për nigerianin? Këto janë pyetjet që i shqetësojnë të gjithë në Napoli, përgjigjet e të cilave i ka dhënë sot Il Mattino. Gazeta e Napolit ka folur për udhëtimin e sulmuesit nigerian në Paris në shoqërinë e menaxherit Calenda. Interesimi i PSG është konkret dhe idea e pronarëve katariotë është të zëvendësojnë Lionel Messi, në largim, me ish-sulmuesin e Lille.

E duke qenë se çdo gjë ka një çmim, edhe Osimhen nuk është i patransferueshëm. Por për t’i hequr fanellën e kampionit të Italisë – shkruan Il Mattino – duhen jo më pak se 160 milionë euro. Në fakt, kjo është shifra që sipas gazetës napolitane, presidenti De Laurentiis ka vendosur për të nisur një negociatë. Një çmim që për PSG, edhe pse përballet me problemet buxhetore, sigurisht që nuk është i pamundur. Nga ana tjetër, emirit të Katarit e ka mjaft të lehtë të dyfishojë ose trefishojë pagën që merr aktualisht Osimhen, duke i ofruar një pagë vjetore mbi 10 milionë euro.

PSG NUK ËSHTË I VETMI I INTERESUAR

Aktualisht ai i PSG është interesi më konkret e konfirmohet nga prezenca e menaxherit Calenda dhe sulmuesit në Paris. Francezët duhet të zëvendësojnë Messi e Neymar në fund të vitit, të dy në largim. PSG nuk është i vetmi i interesuar gjithësesi, sepse nga Premier League ka ardhur interesimi i Newcastle. Një klub i nivelit të dytë, por me pronësi shumë solide dhe mbi të gjitha të pasur. Fondi në duart e princit saudit Mohammed bin Salman, me asete në pronësi të familjes mbretërore të Riadit, nuk e ka problem shumën që kërkon De Laurentiis. Osimhen, megjithatë, ka ambicie të tjera. Nëse ndonjëherë do të largohet nga Napoli, që nuk e ka kërkuar asnjëherë deri më tani, do të jetë vetëm për ekipet elitare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *