• |
ide | kryesore

Video/ Rama nuk ndalet me degjenerimin e “Mamica” Spiropalit

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama skenderbeu elisa



Pas Shkodrës edhe Tirana. Edi Rama nuk resht së degjeneruari në publik, Elisa Spiropalin të cilës tani i drejtohet më shumë me emrin e motrës së heroit kombëtar sesa me të sajin. Gjatë bisedës në Podcast me Benet Becin, ai i tha kryebashkiakut të sapozgjedhur të Shkodrës. “Ne nuk jemi takuar pas fitores tënde, me përjashtim të atyre pak çasteve kur erdhe me Mamicën në PS”.

Një ditë më parë në turin e falënderimeve që nisi nga Shkodra, kryeministri Rama, sapo mori fjalën, tregoi se kishte pasur disa diskutime me Mamicën

Lexo me tej:

The Guardian: Kullat si monumente nacionalisto-korruptive të Tiranës 

Natyrisht shefit i pëlqen ky krahasim që e ka pasur për zemër edhe Enver Hoxha. Jo më kot gazeta londineze “The Guardian” shkruante pak kohë më parë që Rama ka urdhëruar edhe projektimin e njërës prej kullave të qendrës me formën e portretit të ngjashëm me të tijin dhe të Skënderbeut.

Ndërkohë salla e dehur u duk se nuk e kuptoi nëntekstin dhe kjo e shtyu shefin të lëshojë një ofshamë… “oh ju e njihni si Elisa…”.

Shpesh herë Edi Rama është tallur me reagimin publik ndaj Elisa Sporopalit, e cila në zgjedhjet e vitit 2017 e krahasoi shefin e saj me Skënderbeun. Por, ndonëse me e ironi ai e quan në publik Mamica, krahasimi me heroin kombëtar nuk është se nuk i ka pëlqyer. Dhe kjo jo vetëm sepse pas këtij servilizmi ai e bëri Elisën ministre.

Por edhe sepse regjia televizive e porositur e PS, shepesh e vendos atë në plan paralel me Gjergj Kastriotin (foto lart). Kjo është parë shumë qartë në aktivitete ku këshilltarët medatikë të kryeminisrit kujdesen të transmetojnë plane ku portreti i Skënderbeut qëndron pas kokës së kryeministrit. Pra, përmes këtij raporti gati incestuoz, ku i pari se heq nga goja të dytën, Rama e mban gjallë fabulën e etiketimit si Skënderbe në kuriz të Mamicës që nuk përton ta ironiojë sa herë i jepet rasti.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. CFAR DEGJENERIMI , I BEN RAMA TE DEGJENERUARESSSSS,,,,,,,, EPrape e degjeneruara ka falenderimet me te medhaja per gomarin e saj. Kur e mba e ia kaqejfi,, ne duhet te rrime urte. Keshtu jane gomeret e gomaricat e sektit, i perdhunon lideri e prape thone, apo desh me thone,,,,,TE RROJE PARTIA,,,,

    1. Me gjithëse shfaqesh pa emër,je njeri e ke personalitet,mashkull apo femër qofsh.
      Nuk të nderon ky postim.
      Nuk tregon vlera me këtë fjalor në komentin që bën,me mungesë të theksuar kulture dhe etike në komunikim.

  2. Z spiropali eshte nje zonje e nderuar e arsimuar dhe edukuar jashte shtetit per mua nuk ka njeri me te edukuar dhe energjike ne ps rezaton pozivitet kam shume respekt per vepren e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *