• |
ide | kryesore

Vuçiç thirrje serbëve të veriut: Mos u përplasni me forcat e NATO-s

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sulmi terrorist në Kosovë, Vuçiç bëhet sërish qesharak: Serbët kanë dashur të mbrohen



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n. Deklaratën e bëri mbrëmjen e së hënës pasi KFOR-i ndërhyri për të shpërndarë demonstruesit serbë të mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës.

Grupe të serbëve protestuan në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në veri të Kosovës, duke kundërshtuar kryetarët e rinj të nacionalitetit shqiptar në komunat me shumicë serbe. Vuçiq tha se të martën në mëngjesdo të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it. Ai, gjithashtu, deklaroi se gjatë ditës ka folur me “amerikanë, gjermanë dhe evropianë”.

Vuçiç tha se gjatë ndërhyrjes së KFOR-it janë lënduar 52 serbë, prej të cilëve, sipas tij, 3 kanë pësuar lëndime të rënda. Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar 5 persona të dyshuar për sulmet dhe dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan. Presidenti i Serbisë përsëriti se Serbia është në favor të ruajtjes së paqes. “Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, atëherë situata do të jetë ndryshe”, – tha ai.

Më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët e sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale, Vuçiç dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë. “Ne kemi dislokuar forcat tona në vende ku mendoj se është e nevojshme”, – tha ai.

Vuçiç tha se ka biseduar në telefon me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe me zv.presidentin e Këshillit të Ministrave, Antonio Tajani, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë. Vuçiç tha se i ka njoftuar bashkëbiseduesit për “gjithçka që po ndodh në Kosovë”, duke iu referuar zhvillimeve në veri të vendit. Ai tha se gjithë këtë “e ka organizuar” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kërkoi nga zyrtarët evropianë që të bisedojnë me të. Vuçiç tha se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *