• |
ide | kryesore

Manja i përgjigjet Berishës: Ti do shkosh para meje përballë drejtësisë, mezi e pres atë ditë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka nxjerrë informacionin për arrestimin e Vangjush Dakos 4 ditë përpara se të dilte vendimi.

Manja i është përgjigjur Berishës, duke thënë se mezi e ka pritur këtë ditë për drejtësinë, duke shtuar: Jam i lumtur që arritëm këtë ditë që unë dhe ti të dalim para drejtësisë’.

“Nuk e di pse je shqetësuar Sali, zgjedhjet mbaruan dhe të pres në betejën tjetër të 2025, dhe do të të mund. Sa për drejtësinë jam i lumtur që mbërritëm këtë ditë që unë e ti të dalim para drejtësisë, kam përshtypjen që ti do shkosh para meje, por mezi e pres atë ditë.

Për këtë ditë kam pritur dhe shoh që sot më shumë i shqetësuar je ti sesa unë për këtë drejtësinë e re. Unë gjithë jetën kam luftuar për drejtësinë Sali.

Ti në profesion je mjek, tani raporti me drejtësinë do ta shohim të dy bashkë. Sa për betejat politike jam i hapur, por sa herë të dalim ne sheshbetejë do të të mund, ty dhe këdo tjetër”, tha Manja.



9 Comments

  1. Per hajni po, e mundni jo vetem Berishen por edhe cosa nostran, ju qelbesira pa karakter, funderrina te botes shqiptare..

    1. Po ma nalte or burre!
      Ky eshte fytyra e drejtesise ne nje vend “evropian”.
      Ish prokurori i komunizmit eshte drejtesia e kesaj qeverie!?
      A mund te fytyre me te shemtuar se ky?
      Mendon se duke lene mjeker mund t’a fshehe shemtimim dhe injorancen prej fsahatari ordiner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *