• |
ide | kryesore

Natalie Portman shfaqet në publik pas tradhëtisë së balerinit

Paparazzi, Slider



Natalie Portman dukej e shqetësuar gjatë një shëtitjeje në park me fëmijët dhe burrin e saj, Benjamin Millepied, mes lidhjes së tij të dyshuar me një grua më të re.

Në fotot e siguruara ekskluzivisht nga Page Six, aktorja dhe balerini u fotografuan të shtunën duke bërë një bisedë intensive teksa ishin ulur në stol së bashku. Në një moment, Portman, dukej sikur po fshinte lotët nën syzet e saj të diellit. Është hera e parë që çifti është parë së bashku që kur u publikua lajmi se balerini francez dyshohej se kishte një lidhje me 25-vjeçaren Camille Étienne.

Javën e kaluar, Page Six raportoi se Millepied po luftonte për të shpëtuar martesën me gruan e tij. “Ata nuk janë ndarë dhe po përpiqen t’i zgjidhin gjërat,” tha një burim i afërt me çiftin për Page Six. “Ben po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë. Ai e do atë dhe familjen e tyre.” Insajderi shtoi se Portman është “tepër private” dhe “fokusi i saj më i madh për momentin është mbrojtja e fëmijëve”.

Revista franceze Voici ndau foto të Millepied dhe Étienne duke shkuar në zyrën e tij veçmas më 24 maj dhe duke dalë me një distancë prej 10 minutash dy orë më vonë. Publikimi pretendonte se balerini kishte kaluar kohë me aktivisten e klimës dhe pretendoi se Natalie mësoi për lidhjen e supozuar të burrit të saj “në fillim të marsit”.

Portman dhe Millepied u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit t “Black Swan”, në të cilin ai u morë me koreografinë. Tre vjet më vonë, ata u martuan në Big Sur, Kaliforni. Çifti ka dy fëmijë: djali Aleph, 12 vjeç dhe vajza Amalia, 6 vjeç./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *