• |
ide | kryesore

Video/ Taktikë, module e ndeshje kontrolli: Sylvinho promovon katër lojtarë të U21 në “Elbasan Arena”

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



Të gjithë në dispozicion e katër lojtarë shtesë të promovuar nga U21 i Alban Bushit. Sylvinho vazhdon të insistojë me seancat taktike dhe ndeshjet e kontrollit në vigjilje të debutimit në shtëpi me Moldavinë. Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar sot një tjetër seancë stërvitore në stadiumin “Elbasan Arena”. Braziliani mban në tonus skuadrën, në kuadër të përgatitjeve të kualifikuesve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Përveç stërvitjes trajneri Silvinjo organizoi edhe një ndeshje kontrolli për të provuar module të ndryshme loje. Në këtë ndeshje, që zgjati për 45 minuta, morën pjesë edhe katër lojtarë nga Kombëtarja U-21, që është e grumbulluar në Elbasan për miqësoren e 20 qershorit ndaj Bullgarisë. Medon Berisha, Arda Kurtulan, Elmando Gjini dhe Ajdi Dajko u aktivizuan nga trajneri Sylvinho. Një lloj promovimi për katër lojtarët premtues, që edhe u stërvitën me grupin.

Lexo më tej: Video/ Aplikohen skemat e para anti-Moldavi: Sylvinho mbikqyr ndeshjen e kontrollit në “Elbasan Arena”

Grupi është në formë të mirë dhe të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht e me ngarkesë të plotë.  Kuqezinjtë do të stërviten në Shtëpinë e Futbollit dhe kanë në program një seancë stërvitore në stadiumin “Air Albania” një ditë para sfidës zyrtare me Moldavinë.

Grupit i është bashkuar një ditë më parë edhe Jasir Asani e Kristjan Asllani. Pasi kanë mbyllur impenjimet me klubet dy lojtarët janë përqendruar te dy ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë. Lojtari i Inter, i paaktivizuar në finalen e Champions nga Inzaghi, është stërvitur normalisht me grupin. Edhe Asani, pasi u stërvit i diferencuar pas  udhëtimit të gjatë, u kthye të punojë me grupin. Tashmë që ka të gjithë lojtarët në dispozicion, Sylvinho dhe stafi i tij teknik ka intensifikuar përgatitjet për ndeshjen e fundjavës. Kuqezinjtë do të luajnë me 17 qershor me moldavët e pastaj me 20, me Ishujt Faroe.

https://youtu.be/09lh8F_BDcU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *