• |
ide | kryesore

40 milionë euro për një adoleshent: ofertë e çmendur e Barcelonës për yllin Vitor Roque

-Instant, Sport
Vitor



Barcelona ka bërë një ofertë të çmendur për Vitor Roque të Atletico Paranaense, sulmuesi brazilian i lindur në vitin 2005. Flitet ende për problemet ekonomike të Barcelonës, por qartësi nuk mund të ketë. Nëse dëgjon zërat e fundit të merkatos, është e natyrshme të aludohet nëse klubi katalanas ka kursyer dicka mënjanë. Përndryshe nuk mund të imagjinohen oferta të çmendura, si ajo e bërë për Vitor Roque.

Lexo më tej: Endrick, 16 vjeçari i zbuluar nga youtube: kush është braziliani që i kushtoi 60 milionë euro Real Madrid

Sipas gazetës spanjolle AS, në fakt, Barça i ka ofruar Atletico Paranaense shumën prej 40 milionë euro për sulmuesin e lindur në vitin 2005. Madje AS flet për një marrëveshje të arritur mes dy klubeve. E për këtë arsye braziliani i ri tashmë është duke bërë valixhet drejt Spanjës.

NUMRAT E ROQUE

Vitor Hugo Roque Ferreira ka lindur në vitin 2005 dhe është rritur në Cruzeiro e më pas është blerë nga Atletico Paranaense. Ai është sulmues qendror, por luan edhe djathtas. Nuk është shumë i gjatë për pozicionin, por nuk duket një problem. Vitor ka luajtur 25 ndeshje në këtë kampionat, duke shënuar 10 gola dhe 5 asist. Në Instagram ai tashmë ka gati gjysmë milioni ndjekës dhe në Brazil e ndjekin me shumë interes. Roque konsiderohet ndër shpresat më të mëdha për të ardhmen e Selecao. Ai gjithashtu ka bërë tashmë debutimin e tij me kombëtaren, duke u bërë më i riu që e ka bërë këtë që nga Ronaldo Fenomeni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *