• |
ide | kryesore

Brazili, vendim historik: për herë të parë në 109 vjet do të luajë një pjesë loje me fanellë të zezë

-Instant, Sport
Brazili



Një sinjal i fortë dhe i qartë kundër racizmit. Brazili rreshtohet përkrah një prej lojtarëve të tij simbolikë, Vinicius Junior. Sulmuesi i Real Madrid ka qenë viktimë e britmave dhe ofendimeve diskriminuese muajt e fundit në Spanjë. Për Seleção situata tashmë është bërë e padurueshme dhe kështu Brazili ka vendosur të veprojë. Në miqësoren e së shtunës së ardhshme kundër Guinesë, do të luajë pjesën e parë me fanellën e zezë. Diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Hera e parë në 109 vjet histori. Por në këtë zgjedhje kanë çuar episodet e vazhdueshme të racizmit që po ndodhin në periudhën e fundit. Një reagim që do të zgjasë “vetëm” 45 minuta. Në pjesën e parë, në fakt, lojtarët brazilianë do të dalin në fushë me fanella të zeza dhe pantallona të shkurtra të bardha. Ndërsa në pjesën e dytë do t’i rikthehen veshjes së tyre klasike në ngjyrë ari.

Ndeshja miqësore do të luhet në Cornelà-El Prat, stadiumi i Espanyol, dhe do të shohë Brazilin përballë Guinesë së Re. Trajner do të jetë Ramon Menezes, trajneri i përkohshëm që zëvendëson Tite. Tekniku dha dorëheqjen pas eliminimit në Botërorin e Katarit e ende nuk ka një emër përfundimtar.

VENDIMI

Vendimi është marrë nga federata braziliane, që e ka zyrtarizuar me një deklaratë. Presidenti federal Ednaldo Rodrigues ka qenë gjithmonë shumë pranë këtyre çështjeve. Nga fillimi i mandatit të tij, një ekip prej 60 personash mblidhet periodikisht për të çuar përpara diskutimet dhe propozimet në këtë drejtim.

Lexo më tej: I gjithë Brazili në mbështetje të Vinicius: protesta në San Paoloc para konsullatës spanjolle

Dhe vetë Rodrigues deklaroi: “Ne jemi e vetmja federatë futbolli në botë që kemi realizuar një dispozitiv që parashikon humbjen e pikëve për akte racizmi. Kjo është në tekstin e Regjistrit të Përgjithshëm të Kompeticioneve të CBF-së”. Një tjetër dëshmi se si racizmi është armiku numër një kundër të cilit futbolli duhet të luftojë. Brazili e di dhe dëshiron ta vërtetojë me fakte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *