• |
ide | kryesore

Video/ Bolt realizon ëndrrën, gol në Old Trafford: asisti për ish-sprinterin erdhi nga Totti

-Instant, Sport, Video
Bolt



Për ndeshjen e bamirësisë të Soccer Aid, Totti dhe Bolt luajtën për të njëjtin ekip në Old Trafford dhe i çmendën tifozët. Ndeshja e organizuar nga Soccer Aid për Unicef, u zhvillua në impiantin e mahnitshëm të Old Trafford në Mançester. Bolt kishte ëndërruar gjithnjë të luante aty, duke firmosur për United. Por ajo e tij mbeti një ëndërr e parealizuar, se me Red Devils ish-sprinteri nuk mund të luante. Tani, të paktën pjesërisht xhamajkani e hoqi fiksimin, duke shënuar në Old Trafford.

Lexo më tej: Mashtruesit më të shpejtë se Usain Bolt: i zhdukën miliona dollarë nga llogaria e tij bankare

Aktiviteti u organizua për të mbledhur fonde për fëmijët në mbarë botën dhe morën pjesë shumë yje, jo të gjithë nga bota e futbollit. Ndeshja u luajt mes një seleksioni legjendash angleze – si Scholes dhe Defoe – dhe World XI. Në këtë skuadër përveç lojtarëve si Totti, Schevchenko dhe Roberto Carlos, ishin edhe personalitete nga sportet e tjera – si Usain Bolt – dhe spektakli.

ASISTI I TOTTI, GOLI I BOLT

Ndeshja u zhbllokua pas një kohe të shkurtër dhe padyshim ishte njeriu më i shpejtë në histori që shënoi. Bolt doli në fushë me fanellën me numrin 9.58, si rekordi i tij botëror. Xhamajkani shënoi në asistin brilant të Francesco Totti. Ish-kapiteni i Romës vazhdon të magjepsë fushat e futbollit dhe Old Trafford nuk i ka kursyer duartrokitjet për mbretin e tetë të Romës, për cilësinë e lojërave të tij. World XI fitoi përfundimisht ndeshjen 7-5 dhe ngriti trofeun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *