• |
ide | kryesore

Fansat, skeptik për njoftimin e shtatzënisë së Kourtney

-Instant, Paparazzi, Slider



Fansat mendojnë se njoftimi për shtatzëninë e Kourtney Kardashian ishte i planifikuar.

Pasi Kourtney e cila është e martuar me Travis Barker, njoftoi se ishte shtatzënë duke mbajtur një tabelë gjatë koncertit të të dashurit të saj, përdoruesit e mediave sociale komentuan se ishin skeptikë nëse lajmi ishte me të vërtetë një surprizë për bateristin. “Kourtney Kardashian njofton se është shtatzënë në koncert dhe në një video ajo duket me barkun e rrumbullakosur? Si ndodhi që Travis nuk e dinte se ishte shtatzënë? E inskenuar”, shkroi në Twitter një fans. “Njerëzit vërtet mendojnë se ai nuk e dinte para koncertit??” shtoi një tjetër.

Megjithatë, disa fansa e panë njoftimin special si një homazh për videoklipin e vitit 1999 të Blink-182 për këngën “All the Small Things”. Në video, Barker shihet duke luajtur bixhoz në plazh me një grua të veshur me bikini, e cila më vonë rishfaqet në një koncert të Blink-182 për t’i treguar artistit shtatzëninë e saj duke mbajtur lart një tabelë.

“Njoftimi i shtatzënisë ishte për ne, Travis e dinte se ajo ishte shtatzënë. Kourtney ishte në një koncert të TS më pak se një muaj më parë dhe ishte kaq e qartë që ajo ishte në pritje të ëmbël”,komentoi një ndjekës.“Njoftimi i referohej  një videoje nga Blink 182, ku një fanse në turmë mban një tabelë që thotë ‘Travis jam shtatzënë’,” thirri një përdorues.

Shtatzënia e themelueses së Poosh vjen një vit pasi çifti u martua në Itali.Ata kanë shprehur dëshirën e tyre për të pasur një fëmijë së bashku. Por në episodin e 25 majit të “The Kardashians”, ajo tregoi se ata po ndalonin trajtimet. IVF. “Ne do ta donim një fëmijë më shumë se çdo gjë, por unë thjesht besoj vërtet në atë që Zoti ka rezervuar për ne”, u shpreh Kardashian./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *