• |
ide | kryesore

Përplasje mes dy familjeve në Krujë, 2 të lënduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Policia njofton se rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në Krujë në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (edhe këta të katërt janë vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë Krujë po krehin zonën me qëllim kapjen e 4 autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Lajmi po përditesohet 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *