• |
ide | kryesore

Qeveria shqiptare: Ndalohet aktiviteti politik i opozitës së Iranit!

Arkiva, Lajme, Të fundit
protesta e MEK



Qeveria shqiptare i kujton opozitës së Iranit marrëveshjen sipas së cilës ata u pranuan në vendin tonë. Sipas kësaj marrëveshjeje, muxhahedinët nuk duhet të kryejnë asnjë aktivitet politik në vendin tonë dhe deri tani marrëveshja është shkelur në jo pak raste.

“MEK ka një marrëveshje me qeverinë shqiptare ka marrëveshje strehimi vetëm për qëllime humanitare dhe është e qartë që atyre u ndalohet të kryhet çdo lloj aktiviteti politik apo të protestave të çfarëdo lloj ngjyre. Kemi pasur shqetësime për mosrespektim të marrëveshjes, kanë qenë publike aktivitetet, por kohët e fundit aktiviteti i tyre ka tërhequr vëmëndjen e SPAK që ka nisur çështje penale. Ashtu siç duhet të veprojë çdo institucion në Shqipëri, SPAK kur ka pasur dyshime i është drejtuar gjykatës për të bërë kontrolle brenda kampit dhe sekuestrimin e pajisjeve që kanë të bëjnë me këtë. gjykata mori vendim. Këtu fillon veprimi i policisë” tha Çuçi.

Lexo edhe: Ç’ndodhi në Manëz/ Pse u bllokua opozita e Iranit nga shteti shqiptar

Sipas Ministrit të Brendshëm opozita e Iranit “erdhi në Shqipëri me angazhimin që nuk do të kryejnë asnjë aktivitet politik, asnjë protestë dhe që do zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar”.



4 Comments

  1. Këtë ndalim të aktivitetit politik si t’a kuptojmë.Aktivitet kundër Ramës??Apo kundër Iranit??Në të dy opsionet nuk justifikohet dhuna dhe vrasja e një të pafajshmi.Variantin kundër Ramës nuk e besoj. Kundër Iranit po mund të bëjnë sepse janë kundërshtarë të regjimit. Dhe i bë kjo ndërhyrje për të larë gojën për atë çka bën Irani me hakerimet. Pra doni të justifikoni jo profesionalizmin si qeveri për sulmet e tyre apo atë që mund të jetë shpërndarja e të dhënave të shqiptarëve o më keq akoma që kjo është arësyeja që i latë ndonjë dritare të hapur që ata të penetronin??

  2. gjithçka është një manipulim i pastër, që duhet hetuar nga drejtësia, pasi video në fjalë është një video pornografike, e marrë nga interneti.

    Video e plotë është në linkun më poshtë, pasi njerëzit e Berishës e kanë kamufluar me qëllim atë, për të mos u dukur qartë, në mënyrë që të bëhej e besueshme që ishte Blendi Klosi. Por qartësisht video gjendet në faqet pornografike dhe është shkëputur prej andej (Pornmania në Twitter) O Gimi rrotKari shiko videon qe ta kuptosh te gjithen,por si shpellkar kaq kupton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *