• |
ide | kryesore

Në 2500 metra lartësi të bllokuar, shpëtohen turistët e huaj në malin e Jezercës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Jezercës



Efektivët e kërkim-shpëtimit kanë ndihmuar 2 turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në malin e Jezercës, ditën e sotme në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur se gjendja shëndetësore e turistëve është e mirë pas operacionit të shpëtimit.

Ai shtoi se shpëtimi i turistëve u arrit edhe me ndihmën e një helikopteri të flotës shqiptare.

“Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shkroi Peleshi në Facebook.



1 Comment

  1. Sali Berisha është në qendër të ideimit, provokimit dhe shantazhimit të Safet Gjiçit përmes një vajze të cilën Shërbimi Informativ e ka përdorur prej dhjetë vitesh, sipas vetë dëshmive të saj në redaksitë e gazetave si bashkëpunëtore në disa veprimtari të tij në Durrës.
    Njeriu i SHISH që e ka rekrutuar në Durrës dhjetë vite më parë, tani është në Kukës po në SHISH, aty ku dhe ndodhi ngjarja.Ne kohen e salihut ato pak turiste qe vinin gjendeshin te vdekur te vjedhur te hedhur neper gremina etj,sot shpetohen me helikopter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *