• |
ide | kryesore

Milan zgjedh talentin turk Guler: do të paguajnë më shumë se klauzola për të thyer konkurencën

-Instant, Sport
GULER



Pas dështimit të De Ketelaere, Milan zgjedh Arda Guler për fantazistin e sezonit të ardhshëm. Turku mbushi 18 vjeç më 25 shkurt, por ka luajtur tashmë në dy kampionate të Superligës turke. 13 gola dhe 18 asiste në 59 paraqitje për Guler. Në Turqi janë të bindur se e ardhmja e talentit do të jetë në Serie A. Madje mediat shkruajnë se për të arritur te fantazisti i Fenerbahçe, kuqezinjtë janë të gatshëm të paguajnë më shumë se klauzola e lirimit në kontratën e tij prej 17.5 milionë euro. Siç raporton Fanatik, për të mundur konkurencën e Real Madrid dhe Barcelona, italianët janë gati të luajnë me rritje. Milan ka gati 22 milionë euro në tavolinë plus bonuse dhe një përqindje në rishitjen e ardhshme të tij.

Një përpjekje e rëndësishme për një djalë me talent të padiskutueshëm, por me një fizik për t’u ndërtuar. Guler është 1.76 i gjatë, mjaft i lehtë, si dhe me një personalitet që duhet vënë në provë në një kampionat të vështirë si Serie A. Në çdo rast, Milani dhe algoritmi i tij duket se kanë zgjedhur. Profili i turkut është sigurisht në përputhje me linjën e shoqërisë. E për të mposhtur të gjitha klubet e tjera të interesuara, kuqezinjtë luajtën me një stil klasik fituesi.

OFERTAT E REAL E BARCELONA

Për momentin është padyshim oferta më e lartë për klubin turk. Por konkurrenca është shumë e fortë dhe në veçanti ajo e dy emrave të mëdhenj të futbollit spanjoll. Real Madrid ka paraqitur një ofertë që e intrigon shumë Fenerbahçe. Blancos janë gati të paguajnë klauzolën (17.5) dhe më pas ta linin lojtarin në Turqi si huazim edhe për një vit.

Nga ana tjetër, projekti për Guler i Barcelonës është tjetër. Ndryshe nga rivalët e përjetshëm, katalanasit janë gati ta përfshijnë menjëherë në skuadër edhe pse nuk do t’i garantonin pozicionin si titullar. Diçka që Milani mund të bëjë, duke shfrytëzuar vullnetin e lojtarit për të qenë protagonist në ekipin e tij të ardhshëm.

Vendimi përfundimtar padyshim që do të varet nga Guler, i cili duhet të zgjedhë projektin që ai e konsideron më të mirën për rritjen e tij. Por Milan, ku Moncada e vlerëson veçanërisht lojtarin, duket se ka bërë zgjedhjen e tij. Kuqezinjtë duan që lojtari turk të jetë goditja e parë me paratë e ardhura nga shitja e Tonali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *