• |
ide | kryesore

Osimhen i mbyll derën Bayern Munich: “Nuk ka vend më të mirë për mua se Napoli”

-Instant, Sport
Osimhen



Victor Osimhen përpiqet të mbyllë zërat për një lamtumirë të mundshme nga Napoli. Nigeriani i betohet për besnikëri klubit, duke theksuar dashurinë e tij për kryeqytetin kampan: “Nuk kam parë kurrë një qytet kaq të çmendur për futbollin, si napolitanët askush – ishin fjalët e tij për Soccernet.ng -. Ata kanë një dashuri të pabesueshme për të gjithë lojtarët, kudo që shkoj jam i respektuar. Fëmijët më adhurojnë, më të rriturit më admirojnë, madje jam edhe idhull nga dikush që mban kopjen e maskës sime. Kjo tregon se kam punuar mirë dhe çfarë përfaqësoj për ta. Për mua nuk ka vend më të mirë se ky”.

“Jam i kënaqur që kam bërë këtë zgjedhje. Ishte zgjedhja e duhur për të ardhur këtu – vazhdon sulmuesi i të kaltërve -. Arritja e kësaj lloj madhështie është diçka që do të më bëjë gjithmonë të buzëqesh, përgjithmonë. Fëmijët e mi dhe fëmijët e fëmijëve të mi, kur të lindin, do të kuptojnë se babai ka bërë diçka të jashtëzakonshme”.

Fitimi i titullit vazhdon ta mbushë Osimhen me krenari: “Unë fitova një nga titujt më prestigjioz në botë, Serie A. Dhe e bëra me një klub, me njerëz që vlerësojnë çdo gjë të vogël që bën për ta. Fitimi i titullit ishte një gjë e rëndësishme për mua. Ashtu si çdo trofe tjetër që do të vijë më pas, si Liga e Kampionëve, Kupa e Italisë apo çfarëdo tjetër. Jam krenar që jam kampion i Italisë, për mua është një gjë e madhe”.

Në fundi, një vështrim nga e ardhmja: “Tani po punoj shumë për të fituar më shumë. Mund të thuhet se tani jam i varur nga trofetë. Titulli ishte trofeu im i parë, mezi pres që sezonin e ardhshëm të fitoj më shumë”.

Lexo më tej: Osimhen pranon të tranferohet te Bayern Munich: e fejuara e nigerianit ishte shumë bindëse

RINOVIMI I KONTRATËS: HIPOTEZA ME KLAUZOLË

Fjalët e Osimhen duket se hedhin poshtë hipotezën e një shitje të afërt, pavarësisht se në Gjermani ishin të sigurt për një marrëveshje me Bayern Munich. Kërkesa e Aurelio De Laurentiis (180 milionë euro) duket se është bërë posaçërisht për të dekurajuar këdo që të tentojë të rrëmbejë xhevahirin e tij. Napoli mendon ndërkohë për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2025. Sipas La Gazzetta dello Sport, presidenti i Napolit po planifikon një takim me menaxherët e nigerianit, në të cilin do të vendosë në tavolinë një propozim për rinovimin. Paga do të jetë e përmirësuar nga 4.5 në 6 milionë në sezon. Megjithatë, risia ka të bëjë me kërkesën për përfshirjen e një klauzole. Ajo do t’i lejonte sulmuesit të çlirohej më lehtë në rast të një oferte të fortë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *