• |
ide | kryesore

Video/ Mount shkon te United, fanella i hidhet në tualet dhe copëtohet nga tifozët e Chelsea

-Instant, Sport, Video
Mount



Siç dihet, Mason Mount është tashmë një lojtar i ri i Manchester United. 24-vjeçari anglez është larguar nga Chelsea pas 18 vitesh. Ndoshta edhe për këtë, reagimi i disa tifozëve Blues duket se i ka kaluar kufijtë e mirësjelljes. Ata kanë përdhosur fanellën e tij, duke i shkruar ‘gjarpër’ në të, përpara se ta grisnin e ta hidhnin në tualet.

SHIFRAT E TRANSFERIMIT TE UNITED

Marrëveshja që solli playmakerin anglez te Manchester United, me të cilin nënshkroi kontratë pesëvjeçare, u finalizua një ditë më parë. Red Devils paguan 54 milionë paund, rreth 64 milionë euro, për të marrë lojtarin nga Stamford Bridge.

Lexo më tej: FOTO/ E bukur, bjonde dhe e rrezikshme: Mount përndiqet nga Devil Baby

REAGIMI I PASKRUPULLT I TIFOZËVE

Një goditje e rëndë për tifozët e Blues, disa prej të cilëve nuk e kanë tretur realisht transferimin e Mount te Djajtë e Kuq. Kjo dëshmohet edhe nga video e shpërndarë në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë një grup djemsh që synojnë të shfryjnë zemërimin e tyre mbi fanellën e Mount. Pas shkrimeve fyese në pjesën e pasme të fanellës, tifozët e Chelsea më pas e shtuan dozën duke e vendosur fillimisht në tualet, më pas duke e grisur ashpër. Të gjitha para se ta hedhin në koshin e plehrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *