• |
ide | kryesore

Van der Sar pëson hemoragji cerebrale, është në terapi intensive: komunikata mbi gjendjen e tij

-Instant, Sport
Van der sar



Edwin Van der Sar është shtruar në terapi intensive për shkak të një hemorragjie cerebrale. Ish-portieri i Holandës ishte duke kaluar pushimet, në Split të Kroacisë, me familjen e tij.

Lajmi është dhënë nga Ajax me një shënim të publikuar në Twitter dhe njëkohësisht me një deklaratë përmes faqes zyrtare të tij: “Të premten Van der Sar pati një hemorragji cerebrale. Ai është shtruar në reanimacion dhe ndodhet në gjendje stabël”.

“PO TË MENDOJMË”

“Sapo të ketë informacione më konkrete – vazhdoi njoftimi për shtyp – do të vijojë një përditësim. Të gjithë te Ajax i urojnë Edwin shërim të shpejtë. Ne po të mendojmë”. Ish-portieri holandez, i cili në karrierën e tij luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United, mbajti rolin e menaxherit të përgjithshëm të ‘Shigjetarëve’ për 11 vjet. Një detyrë që, më 30 majin e kaluar, Van der Sar komunikoi se donte ta linte në fillim të gushtit për t’i lejuar vetes një pushim.

Ish-portieri ndodhej me pushime në Kroaci kur u ndje keq. Aktualisht, ashtu si bën të ditur De Telegraaf, ai ndodhet në një spital lokal. Të shumtë mesazhet e inkurajimit që kanë ardhur përmes rrjeteve sociale. Nuk kanë munguar ato të Juventus, Manchester United e Fulham, ish-klubet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *