• |
ide | kryesore

Jamie Foxx shfaqet në publik pas problemit shëndetësor

Paparazzi, Slider



Jamie Foxx u pa për herë të parë që kur u shtrua në spital në prill.

Ai buzëqeshi dhe përshëndeti fansat ndërsa lundronte në lumin Chicago me një varkë gjatë fundjavës. U njoftua se aktori u shtrua në spital në prill pasi kishte përjetuar atë që u referua nga vajza e tij Corinne Foxx si një “komplikacion mjekësor”. Jamie mendohet se më vonë ka kaluar kohë në një qendër rehabilitimi fizik, pas një problemi shëndetësor që  ka ndodhur gjatë kohës që  ishte duke punuar në filmin e Netflix-it Back in Action.

Duke diskutuar për shëndetin e aktorit, një burim i tha revistës People këtë javë: “Ai po merr kujdesin më të mirë dhe po punon shumë për t’u rikuperuar , por ende nuk është vetvetja”.

Vërejtjet vijnë pasi John Boyega, 31 – i cili luan së bashku me Foxxnë filmin e ardhshëm They Cloned Tyrone (2023) – ndau një përditësim në lidhje me kolegun  e tij. Ai foli për Jamie – i cili gjithashtu vlerësohet si producent në filmin, i cili do të dalë në Netflix muajin e ardhshëm – ndërsa ishte në premierën në Los Angeles në fillim të këtij muaji. “Ai është më mirë”, tha John tha duke shtuar se “mezi pret” për kthimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *