• |
ide | kryesore

Luis Enrique nuk e do portierin Donnarumma te Psg? Përgjigja e ashpër vjen nga Raiola

-Instant, Sport
raiola



“Çmenduri e pastër”. Kështu, në mënyrë të vendosur, stafi i portierit Donnarumma komentoi – në mikrofonat e SportMediaset – lajmin për një ndarje të mundshme mes italianit dhe Paris Saint-Germain. Kundërshtimi ka ardhur në veçanti edhe ndaj zërave për mungesën e pretenduar të vlerësimit ndaj portierit nga trajneri i ri i parisienëve, Luis Enrique. Konkretisht, ka qenë Enzo Raiola, kushëriri i të ndjerit Mino që ka folur: “Luis Enrique e ka përzemër Gigion dhe e konsideron atë thelbësor për ta ngjitur PSG-në në majat e futbollit europian”.

Ditët e fundit kanë qarkulluar zëra, si në Francë ashtu edhe në Itali, sipas të cilave Donnarumma është afër largimit nga Parisi. Konkretisht, shkaku do të ishte filozofia e lojës së dëshiruar nga trajneri i ri. Në fakt, Luis Enrique – sipas asaj që shkruhet nga L’Equipe – do të preferonte një lloj tjetër portieri. Spanjolli do të preferonte një të aftë për ta përdorur me shkathtësi topin me këmbë, historikisht jo një nga pikat e forta të numrit një italian, përkundrazi… Vullneti për ta bazuar futbollin e tij në një ndërtim sistematik nga poshtë lart ka hapur mundësinë për shitjen e mundshme të Donnarumma. Madje sipas lajmeve, po vlerësohen profile të tjera si De Gea dhe Lloris.

Lexo më tej: Gafa e tij i dhuroi fitoren Bayern: media e tifozët sulmojnë Donnarumma për gabimet e vazhdueshme

PËRGJIGJA E RAIOLA: “LUIS ENRIQUE E PËLQEN SHUMË DONNARUMMA”

Nuk vonoi përgjigjja e Enzo Raiola, kushëri i të ndjerit Mino dhe një prej përfaqësuesve të portierit: “Është një çmenduri e pastër. Luis Enrique e pëlqen shumë Gigion dhe e konsideron atë thelbësor për ta sjellë PSG-në në majat e futbollit evropian. Vetë drejtuesit, me drejtorin sportiv Campos në krye, buzëqeshën kur riktheva tonin e artikujve të botuar në Itali”. Nëse janë fjalët e zakonshme të rrethanave apo e vërteta e pastër, ndoshta vetëm Donnarumma, drejtuesit parisienë dhe stafi i lojtarit e dinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *