• |
ide | kryesore

Nesër krerët e Ballkanit në Tiranë, vetëm Kurti nuk konfirmon pjesëmarrjen

Arkiva, Lajme, Të fundit
krerët



Kryeministri Edi Rama ka thirrur të hënën në Tiranë 5 krerët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në një takim informal. Qëllimi sipas asaj që thuhet nga burime pranë qeverisë shqiptare është për diskutuar mbi takimin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në mes të tetorit në kryeqytetin shqiptar.

Të njëjtat burime thanë se pjesë e takimit do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Pjesëmarrjen në drekën informale që do të mbahet me krerët e qeverive në vilën qeveritare në zonën e ish-Bllokut e kanë konfirmuar Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe Borjana Kristo, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës.

Tv Klan raporton se ai që ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Tiranë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa sipas Top Channel kreu i qeverisë së Kosovës ka zgjedhur që të hënën të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, të themeluar nga ish-kryeministri grek George Papandreou, që po mbahet aktualisht në Greqi: 16 deri në 20 Korrik.

Është e qartë tashmë se krisja mes Ramës dhe Kurtit është thelluar pas refuzimit të Ramës për mbledhur dy qeveritë në Gjakovë dhe që u pasua nga refuzimi i Kurtit për të pritur Ramën në Prishtinë në turin e tij 2-ditor në 5 kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Rama bëri një sërë shigjetimesh ndaj Kurtit në takimet që zhilloi ndërsa ky i fundit nuk replikoi.  ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Po eshte normale o njerez dhe ju o qirdhjersa te ridhjerjes. A KUPTONI O NJEREZ QE TAKIMI ESHTE INFORMAL, ASHTU SIÇ DEKLAROHET POR EDHE DIHET. Per cfare do vije Albini ketu, nuk kam ndonje konsiderate per kete njeri, qe ti laje kembet ketij horri…… . Apo si gjithmone ky llunxhi i gjate ben show e te gjithe drunjt i shkojne nga mbrapa….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *