• |
ide | kryesore

Çmime të çmendura për debutimin e Messi me InterMiami: bileta kushton sa 9 muaj në krocierë

-Instant, Sport, Video
Messi



Pritshmëritë për debutimin e Lionel Messi me Inter Miami po rriten gjithnjë e më shumë. E mbi të gjitha çmimet për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike po çmenden. Gazeta angleze The Sun është zbavitur duke krahasuar kostot me disa aktivitete apo mallra luksi. Lionel Messi është gati të bëjë debutimin e tij në MLS. E gjithë Amerika po pret që lojtari më i mirë në botë të godasë topin në një fushë futbolli në SHBA.

Debutimi do të bëhet në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Cruz Azul të premten në mbrëmje. Inter Miami ka shumë nevojë për argjentinasin, duke qenë se për momentin skuadra e David Beckham është në vështirësi dhe jo pak në kampionat. Madje skuadra nga Florida është edhe më poshtë në renditje se Toronto e Insigne dhe Bernardeschi. Tani që edhe Busquets është zyrtarizuar, tifozët e Inter Miami mund të shpresojnë për një rikthim.

ÇMIMET E ÇMENDURA PËR BILETA

Është e qartë se debutimi i Messi është një nga ngjarjet sportive të vitit. Për këtë arsye biletat po fluturojnë me çmime të çmendura. Duke qenë se çmimi mesatar tashmë është i lartë – 487 dollarë – çmimi i fryrë arrin shifra të paimagjinueshme për një ndeshje futbolli. Në fakt, disa tifozë arritën të shpenzojnë deri në 110 mijë dollarë, për të qenë në stadium mbrëmjen e së premtes.

Lexo më tej: Të dielën prezantimi i madh, ndërkohë Messi shkon në supermarket: Pleshti pikaset duke bërë pazar

Britanikja The Sun u argëtua duke thënë se çfarë tjetër mund të blihej me këto para. Krahasimet nisin nga një biletë e hapur për një lundrim 9-mujor, ose një BMW M4 Cabrio, te një Porsche 718 Cayman, deri në një vit sigurie private. Madje edhe një shtëpi mes Middlesborough dhe Southampton. Me pak fjalë, mund të blini shumë gjëra të tjera me 110 mijë dollarë. Por ndoshta shpenzimi i tyre në debutimin e Pleshtit është zgjedhja më e mirë e mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *