• |
ide | kryesore

San Siro synon finalen e Champions: kandidatura për vitin ’26 ose ’27 ka vetëm një rival

-Instant, Sport
San Siro



San Siro ëndërron akoma finalen e Champions League, që mund të jetë e pesta e kompeticionit më të mirë europian e lujtur në Milano. Impianti i famshëm ka paraqitur shprehjen e interesit në UEFA, për të pritur kapitullin e fundit të turneut në vitin 2026 ose 2027. Një kandidaturë që, më pas, duhet të paraqitet zyrtarisht deri më 21 shkurt 2024 për të sjellë organizmin europian në vendimin përfundimtar. Përveç Meazza është edhe kandidatura e Puskas Arena në Budapest. Një stadium me kujtesë të hidhur për Romën, që pësoi humbjen në finalen e Europa League kundër spanjollëve të Sevilla.

U përfol për tu shembur, pjesë e projektit të ri të dy klubeve milaneze, por San Siro duket se shikon të ardhmen me shpresë. Stadiumi legjendar nuk mjaftohet me shfaqje dhe ngjarje të mëdha nën syrin e madh të medias. Rasti është ai i finales së Champions League, me kandidaturën për të pritur kapitullin e fundit të turneut të kupës me veshë të mëdhenj për vitin 2026 ose 2027.

Nëpërmjet faqes së saj të internetit, UEFA komunikoi në një shënim se kishte marrë deklarata interesi nga Milano dhe Budapesti për Champions League. 4 aplikuan për Europa League (Dusseldorf-Frankfurt-Gelsenkirchen-Leipzig-Stuttgart për Gjermaninë, Bukureshti për Rumaninë, Glasgow për Skocinë, Stambolli për Turqinë). Ndërsa gjashtë për Conference League (Leipzig për Gjermaninë, Jerusalemi për Izraelin, Oslo për Norvegjinë, Glasgow për Skocinë, Gjeneva për Zvicrën dhe Stambolli për Turqinë).

Lexo më tej: San Siro mbetet bosh, Zhang ka planin B për Inter: stadiumi i ri në Assago

FINALET E LUAJTURA NË SAN SIRO

Një vendim i cili, nëse konfirmohet, mund të çojë në finalen e pestë të Champions League në Milano. Impianti milanez ka pritur ngjarjet e vitit 1965 (atëherë Kupa e Kampionëve me suksesin e Interit ndaj Benfikës), 1970 (përsëri Kupa e Kampionëve) me Feyenoord-Celtic), 2001 (Bayern Munich-Valencia) dhe 2016 (Real Madrid-Atletico Madrid). Por mbi të gjitha do të çonte në zgjatjen e kohës për projektin e ri San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *