• |
ide | kryesore

“Lukaku i pambrojtshëm, nuk ka kthim prapa”: ish-kapiteni i Inter, Bergomi, sulmon ashpër belgun

-Instant, Sport
Bergomi



Situata e agravuar mes Inter e Romelu Lukaku vazhdon të mbajë tensionin ngritur në kampin zikaltër. E ardhmja e sulmuesit belg, aktualisht, mbetet në dyshim. Në këtë kuptim, pozicionohet edhe qendrimi i Beppe Bergomi, ish-kapitenit të Inter dhe komentatorit të Sky. Ish-mbrojtësi nuk e ka kapërcyer sjelljen e belgut, fajtor, sipas asaj që është mësuar, për kontaktet me Juventus prej disa muajsh.

Duke folur për mikrofonat e Gazzetta dello Sport, Bergomi tha fjalën e tij për këtë çështje: “Jeta përbëhet nga zgjedhje dhe ai i bëri të tijat. Pas asaj që ndodhi nuk ka asnjë mënyrë për t’u rikuperuar. Ai pati një negociatë merkato me Juventus dhe Milan, nuk ka kthim prapa”. Lukaku, në fakt, tani është i lënë jashtë skuadre nga Chelsea, pezull nga Juventus dhe Inter i ka mbyllur dyert.

Lexo më tej: Jashtë organikës te Chelsea, Juventus e lë në pritje: Lukaku i frikësohet ‘kurthit’

“ËSHTË I PAMBROJTSHËM”

“Unë e kam mbrojtur gjithmonë atë – vazhdoi ish-kapiteni i Inter Bergomi –. Edhe kur ai u kritikua për golat e gabuar. Në Serie A e kam konsideruar gjithmonë një lojtar dominues. E për këtë, nga këndvështrimi im, tradhtia është edhe më e madhe. Lukaku është i pambrojtshëm, tani është e drejtë që ai të mendojë për karrierën e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *